Banorët e Raushiqit dhe Lybeniqit të Pejës mbeten besnik të vizionit për shtet të themeluesit të UÇK-së, Xhavit Haliti. Në tubimin elektoral, të mbajtur të premten, ata i konfirmuan Halitit se edhe kësaj radhe do ta mbështesin në garën për deputet të parlamentit të Kosovës.

Me maturi. Drejtë finales, kauzë kjo e nënkryetarit të PDK-së në këto zgjedhje është sinonim që përfaqëson figurën e themeluesit të UÇK-së. Prandaj, mbështetja  për të është obligim i secilit që në forma të ndryshme kanë ndihmuar luftën për liri dhe pavarësi, ishte konstatim i të pranishmëve në këtë tubim elektoral.

Gjatë takimit, në dy fshatrat, bashkë me kandidatët tjerë për deputet nga rajoni i Pejës prezantuan projektin e rimëkëmbjes së Kosovës, në fushat që do ta zhvillojnë vendin.

Miku dhe bashkëpunëtori i ditëve të para të lëvizjes për çlirimin e vendit, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në këto zgjedhje mban numrin 7.

SHPËRNDAJE