Shkuese për të gjithë tifozët e futbollit shqiptarë në Kosovë, sidomos për dardanët, ka qenë një deklaratë e ditës së djeshme nga ana e Kemal Ademit, futbollistit të ri shqiptarë, të talentuar e që pritej që t’i bashkohej kombëtares së Kosovës, por, i njejti mbrëm ka acaruar tej mase tifozët me një deklaratë të tijën ku thotë se mezi pret ftesën e trainerit serb të Zvicrës, Petkovic.

Lidhje me këtë deklaratë, përveq tifo grupit “dardanët”, kanë reaguar edhe tizoë e dashamir tjerë të futbollit nëpër rrjetet sociale, të cilët e kanë krahasuar Ademin me Januzajn apo Behramin, të cilët e patën refuzuar Kosovën për tu shëndërruar në yje të shqiparëve, e pastaj kur dështuan keq si bie fjala Januzaj që nuk ka gjasa të zë vend në kombëtaren belge, fillon e i sillet sikur dhelpra rrushit, kombëtares së Kosovës.

Por jo, shqipja ka plot djem të ri të cilët e dijnë se cka do të thotë ta bësh krenarë një komb të vuajtur, një komb të shtypur e që sportin e sportistët i ka pasur gjithmonë në zemër, edhe në kohrat më të vështira u ka qëndruar prapa, duke i konsideruar si ambasador të vullnetit dhe guximit për të shpresuar për ditë më të mira.
Shpresojmë që të mos ketë më shembuj si Ademi në futboll, në mënyrë që Kosova e Shqipëria të na bëjnë krenarë përherë, njejtë` sikurse deri sot.

SHPËRNDAJE