Ragmi Mustafa, kryetar i KKSH-së: Pa inkuadrimin e Lugines se Presheves ne procesijn e dialogut ne Bruksel dhe realizmin e te drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të jetë normalizimi i vërtetë dhe reale e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Bujanoc, 12 janar -Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Ragmi Mustafa ne nje interviste ekskluzive për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka shpalosur prioritet dhe shqetesime te KKSH-së dhe qytetarëve te Lugines se Preshevës karshi politikave diskriminuese te Serbisë duke kërkuar perfshirjen e Luginës se e Preshevës në procesin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës ne Bruksel.

“Marrëveshja përfundimtare në mes të Kosovës dhe Serbisë është një shans për të zgjidhur problemet jetësore të shqiptarëve nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegje. Në këtë fazë ne besojmë se dialogu përbën nevojën për paqe afatgjatë midis kombeve të Ballkanit Perëndimor”  ka deklaruar fillimisht Ragmi Mustafa i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve.

 

Ragmi Mustafa: Kur Beogradi lejon “bozhiqin” dhe festat serbe, pse t’mos lejojë në Preshevë të kremtohet Dita e Flamurit dhe Bajramit

Sipas Mustafës  “Pos proriteteve te KKSH-së në pese fusha, ne  te cilat gjendje eshte e mjerueshme si per shembull ajo e papunesisë, arsimimit, informimit dhe kulturës si dhe përdorimi i simboleve dhe gjuhës amtare, bashke me mbishkrimet.  Nuk duhet të harrojmë se e gjithë kjo është në shërbim të vetëqeverisjes pakicës, sipas Konventës Kuadër të Këshillit të Europës..”

Serbia deri me tash nuk ka treguar gatishmëri për të trajtuar shqiptarët si qytetarë të saj, sepse ajo vazhdimisht ka injoruar kerkesat tona legjitme duke refuzuar të zbatojë edhe “Planin e Shtatë pikave”, ka shtuar Mustafa.

“Vitin e kaluar më 14 korrik, Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptar te Lugines së Preshevës u deklaruar se pa inkuadrimin e Lugines se Presheves ne procesin e dialogut ne Bruksel dhe realizmin e te drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të ket normalizim te vërtetë dhe reale te marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Prandaj, Kuvendi i deputetëve shqiptare nga Lugina e Preshevës ka kërkuara nga Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës me qëllim të zbatimit angazhimin e kërkesave politike shqiptare e përcaktuara nga instrumentet relevante ndërkombëtare, konform Referendumit te 1 dhe 2 marsit të vitit 1992, kur shqiptarët si shumice shoprehn vullnetin e tyre duke u  percaktuan për autonomi territoriale dhe politike me të drejtë bashkimi me Kosovës.” ka pohuar Ragmi Mustafa.

Sipas kryetarit te KKSH-së “meqenese Serbia po injoron vazhdimsiht kerkesat tona me politikat diskriminuese ndaj shiptareve ne Luginen e Presheves, neve na eshte imponuar te mendojme ndryshe dhe te vendosim per te ardhmen tone me te sigurt edhe me perspektive duke ju drejtuar Prishtinës zyrtare. Pra është koha e një momenti vendimtar dhe historik për një zgjidhje të qëndrueshme dhe paqësore te Lugines se Presheves, pjese kjo e ballkanit qe mendojme se edhe ne jemi qytetare te Evropës.”

 

Beogradi nuk ka treguar gatishmëri për të trajtuar shqiptarët si qytetarë të saj ne Luginen e Preshevës te cilen e kosnideron “Jugu i Serbisë”

Se cila eshte situata aktuale dhe cfare jane problemet qe preokupon KKSH-ne ne qytetaret e  Luginen e Preshevës me pas Ragmi Mustafa ka potencuar se  “Lugina e Preshevës ka nje ser problemesh duke u nisur nga diskrmimnimi i te drejtave te njeriut deri tek papunesia, arsimimi, kremtimi i festave kombëtare dhe fetare.”

“Nese Beogradi shpesh para nderkombëtareve pohon se gjthe qytetaret e Serbisë jane te barabartë,  atëhere pse shqiptareve te Lugines së Preshevës nuk ju lejon me lidh te festojne Diten e Flamurit, 28-Nëntorin dhe Bajramin sikur serbëve qe ju lejon te kremtojne “bozhiqin” dhe festat tjera..” ka deklaruar kryetari Keshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”

“Po ashtu Beogradi nuk  e lejoon përdorimin e  flamurit dhe mbishkrimet ne gjuhen shqipe qe ka rezoltuar me eskodin masiv nga trevat tona. Keto qe thash nuk jane probleme te reja qe ballafaqohen shqiptaret e Medvegjes, Bujanocit dhe Preshevës, por ato datojne me dekada të tëra, për shkak se autoritetet serbe vazhdimisht i injorojne kersat e shqiptareve, pamvaresisht se ata ne Bruksel flasin se “pakicat apo të gjithe qytetaret e Serbise konsiderohen te barabart”, por ne Luginen e Presheves fatkeqesisht ndodhe e kunderta. E Them kete, sepse ne Luginen e Presheves veq asaj qe nuk kane mundesi te mesojne nga tekstet shkollore, atyre nuk lejohet që të përdorin tekste nga vendet amë, mungesa e stafit të kualifikuar për shkak të vonesave në vlefshmërinë e diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia, si dhe mos-njohjen e diplomave të Universitetit të Kosovës. Ky është gjithashtu një problem i madh për shqiptarët në Luginë. Perkunder asaj se në Bujanoca shumica jane shqiptare, deri më tani, në kete komunë nuk ka pasur shef te stacionit policor nga radhet e shqiptarëve.”

SHPËRNDAJE