Një punëtor ka gjetur vdekjen pasditen e të hënës pasi ra nga kati i katërt i një pallati në Tiranë, ndërsa po punonte. Ngjarja ndodhi në një pallat në zonën pranë Unazës së re në kryeqytet.

Pas ngjarjes së rëndë dëshmitarët lajmëruan policinë, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave që çuan në rrëzimin e punëtorit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje punëtori, të cilit nuk i dihet emri punonte si bojaxhi pranë banesës në katin e katërt.

Policia dyshon se rrëzimi i punëtorit mund të jetë aksidental.

SHPËRNDAJE