Një nxënës 18 vjeçar Jashar Muhamed Ali ka ndërruar jetë sot pas dite pasi që ishte rrahur brutalisht nga dy persona në shkollën e tij të mesme.

Incidenti tragjik ka ndodhur në shkollën e mesme “Zdravko Cvetkovski” në Shkup, kur dy persona të panjohur rreth orës 14:00 kanë hyrë në shkollë dhe menjëherë kanë goditur me shufra hekuri 18 vjeçarin dhe një nxënës tjetër.

Nga goditjet e rënda ka vdekur nxënësit Ali, edhe përkundër faktit se ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike.

SHPËRNDAJE