Avokati i një blogeri egjiptian tha se gjykata ushtarake e dënoi sot me tre vjet burg klientin e tij për shkak se i kishte kritikuar forcat e armatosura, të cilat sundojnë vendin që nga përmbysja e presidentit Hosni Mubarak.

Policia ushtarake e arrestoi më 28 mars blogerin Maikel Nabil, aktivist kundër rekrutimit, pasi kishte shkruar kritika për ushtrinë.

Avokati Gamal Eid tha se Nabil u shpall fajtor të shtunën nga një tribunal ushtarak në Kairo.

SHPËRNDAJE