“Shqiptarët, pas njëqind vjetësh pavarësie, sot janë ende të varur, Vec ndarjeve, përqarjeve tona politike tok me  xhelozinë apo  grindjet tjera për interesa personale, kemi edhe ndarjet tjera të imponuara, kupto të coptuar e okupuar në disa shtete. Me këtë dua të them se problemi i shqiptarëve në ballkan, nuk është zgjidhur drejt dhe përfundimisht.  Prandaj edhe nëse kremetojmë  këtë 100-vjetor, festojmë pavarësinë gjysmake, sepse ende para kombit tonë gjendet detyra dhe obligime tjera deri në realizimin e aspiratave tona..  » ka deklaruar akedemiku Rexhep Qosja për agjencinë informative kombëtare “Presheva Jonë”

Prishtinë, 23 qershor

Pyetje se si i ka gjetur sot  shqiptarët 100 vjetori i pavarësie, akademik Rexhep Qosja për aghjencinë informative Kombëtare « Presheva Jonë » ka dekalruar se  «jemi dëshmitarë se dekadave të fundit janë arritur mjaft suksese në avancimin e proceseve të kombit tonë në përgjithësi nga gjitha sferat,  si në kulturë ashtu edhe në ekonomi, turizëm, politikë. A nuk është sukses sot që ne kemi dy shtete, a nuk është sukses që sot se ne jemi më afër Evropës se kurrnjëherë më parë, sigurisht se po ! Pra për gjitha keto duhet falenderuar në rend të parë popullatën bashkë me insitucionet tona, pastaj proceset demokratike në Evropë dhe padyshim edhe faktorin ndërkombëtar, në vecanti vendet aleate të kombit tonë.  Është e mjerueshme për faktorin politik shqiptar i cili sot harxhon energji dhe po meret shumë me veteveten  apo për pushtet e kolltuqe. Pra kemi probleme ende mes veti sidomos në Shqipëri, por edhe tek ne në Kosovë, në vend që politikajt tanë, atë energji ta shpenzojnë avancimeve të proceseve të  kombit tonë. Prandaj do të ishte mirë që të bashkëmendojmë, bashkëveprojmë të ecim bashkarisht që na e ka ofruar, mundësuar shanset hisoria. Megjithatë unë do të thoja se këtë 100-vjetorin po e presim më së miri se përvjetorët tjerë të mëhershem. Do të thoja se ky shekull është i shqiptarëve, i ecjeve përpara, i rritjes dhe zhvillimit, një ngritjes së hovshme histrorike dhe shpresojmë se kështu duhet vazhduar. Prandaj, për ne shqiptarët duhet vazhduar punën dhe ta shfytëzojmë ket kohë që është kohë e jona që në një mënyrë shqiptarët të bëhen faktor i rëndësishëm politik, kulturor dhe historik në ballkan. Shqiptarët, pas njëqind vjetësh pavarësie, sot janë ende të varur, Vec ndarjeve, përqarjeve tona politike tok me  xhelozinë apo grindjet tjera për interesa personale, kemi edhe ndarjet tjera të imponuara, kupto të coptuar e okupuar në disa shtete. Me këtë dua të them se problemi i shqiptarëve në ballkan, nuk është zgjidhur drejt dhe përfundimisht.  Prandaj edhe nëse kremetojmë  këtë 100 -vjetor, festojmë pavarësinë gjysmake, sepse ende para kombit tonë gjendet detyra dhe obligime tjera deri në realizimin e aspiratave tona.. »

SHPËRNDAJE