
Bujanoc, 23 qershor
Me çrast përfaqësuesit e KKSH-së në orët e mesditës kanë pasur ditë pune në përgatitjet për seancën e radhës së KKSH-së që do të mbahet gjatë javës së ardhshme , këta të fundit janë ndaluar në hyrje të godinës ku janë të vendosur dhe i është thënë se kanë urdhër të prerë nga drejtori Bajramali Fejzullahu që ti ndalohet hyrja, pa pasur leje speciale nga vetë ai.
Edhe pas disa herë përpjekje për të kontaktuar si nga përfaqësuesit e KKSH-së, po ashtu edhe nga vetë punëtorët e Shtëpisë së Kulturës me drejtorin në fjalë, ai nuk ka pasur qasje gjatë gjithë kohës në telefon.
Këshilli Kombëtar Shqiptar këtë akt e vlerëson të ulët me tendencë të shkëputjes së bashkëpunimit mes KKSH dhe Shtëpisë së Kulturës. Në vend të vazhdoj dhe avancoj bashkëpunimi mes këtyre institucioneve me rëndësi të ruajtjes dhe kultivimit të vlerave human e e kulturore drejtori i bibliotekës e që kryen edhe funksionimin e Kryetarit këshillit Kombëtar Galip Beqiri është mohuar qasja pa arsye.
Pasi që drejtori i sapo zgjedhur është i pa përvojë dhe nuk njeh mirë proceduarat e akcesit shpresojmë që kjo është vetëm një keqkuptim pa tendenca të qëllimshme për të minuar punën e KKSH-së dhe drejtorit të bibliotekës, thuhet në fund të komunikatës së KKSH-së.