esellllwwwAmerikani David Schwendiman, deri tani prokuror i Taskë Forcës, që ka kryer hetimet për krimet e UÇK-së, është emëruar Prokuror Special i Zyrës së Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Më 1 shtator 2016, David Schwendiman, Kryeprokuror i Taskë Forcës Speciale Hetuese të BE-së (SITF), është emëruar Prokuror Special (kryeprokuror) i Zyrës së Prokurorit Special të Kosovës”, thuhet në njoftim, transmetuar nga agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

thaihalesel“Schwendiman është emëruar në pajtim me nenin 35 të Ligjit të Kosovës për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Specializuar të Prokurorit që është miratuar në gusht të vitit 2015. Emërimi i tij shënon edhe tranzicionion formal nga SITF në SPO”, bën të ditur zyra e Prokurorit.

Schwendiman ka paralajmëruar një vizitë në rajon dhe një takim me media në një kohë të përshtatshme në javët dhe muajt e ardhshëm.

SHPËRNDAJE