Klubi francez, PSG, është i gatshëm që të ofroj 30 milion euro për David Villën

 

Milionerët e PSG, janë të gatshëm të paguajnë çdo kërkesë për sulmuesin e Barcelonës(David Villa), vetëm për t’ia plotësuar dëshirën trajnerit Anceloti, i cili ka një dëshirë të hapur tani për të gjithë, se dëshiron ta ketë në skuadër sulmuesin më të mirë spanjoll, David Villën.

Villa i cili në sezonin që lëmë pas, nuk u paraqit për shkak të një lëndimi në kupën e botës, Villa për 93 ndeshja sa u paraqit shënoi  41 gola dhe bërë një paraqitje të jashtëzakonshme si me Barcelonën ashtu dhe me Spanjën.

Por një  lëvizje e tillë varet vetëm nga Barcelona, pasi që presidenti Rosell, ka një simpati të madhe për këtë lojtar, dhe ka deklaruar se Villa është i paprekshëm.&Fatlum Hetemi

SHPËRNDAJE