Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj nuk e ka folur ende asnjë fjakë për skandalin e ambasadorit Martin Berishaj dhe lidhjet e tij me mafian energjetike të Serbisë që i shitën Kosovës gjatë qeverisjes Kurti miliona euro energji elektrike.
Por, pavarësisht heshtjes ndaj skandalit të njeriut të afërt të kryeministrit Albin Kurti, Ish-kryeministri Haradinaj ka zvjedhur që ta sulmojë Partinë Demokratike të Kosovës, për shkak të deputetes Ganimete Musliu e cila i ka ftuar qytetarët mos të japin donacione për ushtrinë për shkak të mungesës së transparencës me këtë fond.
“Çka janë çu peshë disa eksponentë të PDK kundër Fondit të Ushtrisë. S’po e kuptoj ku e kanë hallin. A po iu pengon forcimi i ushtrisë, a po iu dhimbsen qytetarët që janë të gatshëm ta ndihmojnë ushtrinë e tyre, apo e kan problemin me Albin Kurtin?! Nëse është kjo e fundit, ka hapësirë boll për ta sulmuar Albin Kurtin, të cilit edhe ashtu i “ka hup rruga n’oborr”! Pa ushtri s’ka shtet dhe ta ndihmosh ushtrinë e vendit tënd është detyrë patriotike dhe shqiptarët e dijnë më mirë se kushdo tjetër këtë gjë”, ka thënë sot Haradinaj.