Presidenti i Federates se Futbollit te Kosove, z. Agim Ademi gjate mbremjes ka qendruar ne Qendren Klinike Universitare te Kosoves per te pare nga afer futbollistijne Alban Rexhepi te Vllaznise, i cili ne ndeshjen e sotme ka shfaqur shenja te arrestit kardiak ne ndeshje.

Sic duket, situata me Albanin eshte nen kontroll nga ana e mjekeve dhe se djali do te permiresohet, por cka na ka bere pershtypje eshte reagimi i z. Ademi duke i ofruar te gjithe mbeshtetjen ne cdo forme, me cka na jep te kuptojme se raporti brenda njerezve te futbollit ne Kosove nuk ka distanc bazuar nga niveli i perfaqesimit dhe se ne nje forme ose tjeter, ata aty jane si nje familje:

Ja postimi i plote i z. Ademi:

Në orët e mbrëmjes isha për vizitë në QKUK tek futbollisti i KF Vllaznia nga Pozherani, Alban Rexhepi.

Ai në ndeshjen e sotme në Ligën e Parë, Vllaznia – Flamurtari, shfaqi disa shenja shqetësimi në shëndet gjatë pjesës së dytë, derisa pas ekzaminimeve mjekësore u konstatua se kishte arrest kardiak dhe si rrjedhojë ishte e domosdoshme t’i vendoset një stentë.

Fatmirësisht Albani tashmë është në gjendje të mirë, falë intervenimit të shpejtë të stafit mjekësor të QKUK-së.

E urova për ta tejkaluar sa më parë këtë gjendje si dhe ia shpreha gatishmërinë për ndihmë në rast nevoje në të gjitha format.

Urojmë që ai sa më parë të rikthehet pranë familjes, por edhe klubit dhe futbollit.

Shërim të shpejtë Alban!

Të presim më të fortë! 🙏

SHPËRNDAJE