Udhëheqësi i Komisionit të PDK-së për Organizim në Mërgatë, deputeti Elmi Reçica po qëndron në Zvicër, për të vazhduar me themelimin e nëndegëve të PDK-së në këtë shtet.

Përmes një postimi në Facebook, Reçica ka njoftuar se në qytezën Vouvry të rajonit të Chablais, në Zvicër, është themeluar Këshilli nismëtar i nëndegës së PDK-së, me kryetar Ali Çitaku dhe nënkryetar Karanfil Ahmeti.

“Partia Demokratike e Kosovës po vazhdon me themelimin e nëndegëve të saj në të gjitha qytetet ku jetojnë bashkatdhetarët tanë në mërgatë, duke ju bashkuar kështu një numër i madh i bashkatdhetarëve, veprimtarë të devotshëm e humanistë, të cilët janë jashtëzakonisht të përgatitur profesionalisht dhe të suksesshëm në të gjitha fushat ku ata veprojnë.”, shkruan Reçica.

SHPËRNDAJE