Murat Jashari – Letra 4 e shenjtë
- A janë në gjendje këta politikanët të pranojnë sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, mbasi arrestohen e likuidohen patriotët deri sipas planeve në 2020, për të hyrë në BE?
- Plani i Ahtisarit a ishte plani për kantonizim i Çoviqit?
- Pse planet bëhen në Beograd dhe i shërbehen popullit shqiptar si plane ndërkombëtare?
- Plani i Çoviqit a e pamundëson fleksibilitetin e ekonomisë së Kosovës?
- Plani i Çoviqit i garanton popullsisë prej 2% të Kosovës (serbëve) mbi 32% të territorit të Kosovës?
- Plani i Çoviqit ua garanton ekonominë serbëve, e shqiptarëve jo?
- Plani i Çoviqit a u garanton një grushti serbësh të Graçanicës zonën industriale të Prishtinës?
- A do të thotë kjo se firmat Kompanitë shqiptare do t’ia paguajnë taksat komunës së Graçanicës?
- A do të thotë kjo se serbët e Graçanicës do të jetojnë më mirë se në perëndim, apo jo?
- A është e vërtetë se Graçanica ka me shumë territor se Prishtina me gjysmë milioni banorë?
- A është e njëjta gjë në Prizren dhe në komunat e tjera?
- A është e vërtetë se kur është krijuar Kushtetuta e re e Serbisë ishte prezent përfaqësuesi i Bese Javier Solana?
- A është e vërtetë se BE ka ndihmuar në redaktimin e Kushtetutës së Serbisë pas ndarjes së Malit të Zi?
- A është e vërtetë se në Kushtetutë të Serbisë Kosova është pjesë e saj?
- A është e vërtetë se për Kushtetutën e Kosovës është punuar në Beograd mes qeveris serbe dhe BE?
- A është e vërtetë se keni krijuar një komision përpilues të Kushtetutës së Kosovës për të
mashtruar popullin e Kosovës?
- A është e vërtetë se keni thënë, ndërkombëtarët nuk po pranojnë shumë gjëra?
- A është e vërtetë se kjo Kushtetutë e Kosovës definitivisht është krijuar në Beograd?
-
A është e vërtetë se flamuri i Kosovës është ideuar në Beograd?
- A është e vërtetë, për të mashtruar popullin keni organizuar kinse një tender për këtë flamur të zgjedhur në Beograd?
- A është vërtetë se jeni munduar t’i ikni përgjegjësisë së zgjedhjes flamurit?
- A e keni dëgjuar ndonjë herë në jetë se flamuri zgjidhet me tender?
- A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Titos?
- A e kemi pasur Flamurin Kombëtar në kohën e Millosheviqit?
- A e kemi sot Flamurin Kombëtar në kohën e Hashim Thaçit e Xhavit Halitit?
- Çka nuk ka mund Millosheviqi t’i realizojë me luftë, Hashim Thaçi i realizojë me paqe, apo jo?
- A keni bë shumë më shumë se Millosheviçi kundër shqiptarëve?
- A jeni të kënaqur me rezultatin e juaja të deritashme?
- A do të thotë se Kushtetuta e Kosovës është Kushtetutë e Republikës në kuadër të Serbisë?
- Në Kushtetutë a është referenca e rezolutës 1244?
- Në Kushtetutë a është plani Ahtisarit ose plani Çoviqit?
- Në Kushtetutë a është akti final i Helsinkut ku nuk lejohet ndryshimi i kufijve?
- Në Kushtetutë të Kosovës në mënyrë implicite a jemi pjesë e Serbisë, zotëri?
- A është ajo arsyeja pse Tadiçi për bisedimet thotë secili nga ne të respektoi Kushtetutën e vetë dhe nuk do të ketë probleme?
- A është Kushtetuta e Kosovës kushtetutë rajonale në kuadër të një pushteti qendror?
- Kosova a është masakruar materialisht, ekonomikisht, politikisht nga ish përbërja e Drejtorisë Politike?
- Sa herë SHBA kanë bërë presion në vitet 2008-09 që të lobon qeveria e Thaçit për pavarësinë e Kosovës?
- Sa herë Rose Mary di Carlo ka kërkuar më shumë lobim?
- Qeveria serbe në vitet 2008-2009 a ka vizituar 92 shtete?
- Qeveria e Kosovës në vitet 2008-2009 a është e vërtetë se nuk ka vizituar asnjë shtet për lobim?
- Mbasi nuk loboj Qeveria e Kosovës, Kryetari amerikane Bush a ftoj Hashim Thaçin dhe Fatmir Sejdiun për çështjen e 6 pikave të Samarqiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?
- Çka tha Bushi?
- A ju tha s’keni vepruar hiç për lobim?
- A ju tha që Amerika ka telashe tjera (Irak, Avganistan) dhe nuk mund me u shty me Serbi, Rusi dhe BE?
- A ju tha Bushi që do ta voton në KS të OKB-së 6 pikat e Samarqiqit?
- A i tha Hashim Thaçi popullit të Kosovës se nuk ekziston 6 pikëshi?
- Në KS të OKB-së a e votuan gjitha shtetet ma te forta te botes Kine, Rusi, Francë, SHBA, Britani?
- Tani Hashimi a tha ekziston por nuk e aplikoi?
- Sot apo del se edhe ekziston dhe aplikohet në Kosovë?
- A janë 6 pikat e Samarqiqit, 6 pikat e Ban Ki Munit?
- Çka janë 6 pikat?
- Sipas Catherine Limdal janë marrëveshjet të cilat janë bërë me UNMIK-un, por tash në vazhdim me Republikën e Kosovës, apo jo?
- Do të thotë se është Serbia ajo që përsëri propozon prokurorët dhe gjykatësit, apo jo?
- Si rasti i prokurorit antikorrupsion z. Mustafi i ardhur nga Beogradi, apo jo?
- Do të thotë emërimet në shtabin e Policisë së Kosovës bëhen me propozime nga Beogradi, apo jo?
- Do të thotë në kryesi të shërbimin sekret të Kosovës në AKI propozimet bëhen nga Beogradi, apo jo?
- A është e vërtetë se për në AKI është thënë vazhdimisht se duhen njerëz profesionist dhe me eksperiencë?
- Njerëzit profesionist dhe me eksperiencë në shërbim, a janë ata që kanë punuar në UDB ose në KOS të Serbisë?
- Kjo, a ishte deviza e UNMIK-ut për AKI-n «duhet marrë njerëz me eksperiencë»?
- Eksperiencë kanë vetëm ata që kanë punuar në shërbimet sekrete serbe, apo jo?
- A është e vërtetë se në krye të AKI-së mbi 32 vetë janë njerëz të MUP-it, KOS-it, UDB-ës?
- Me një fjalë 6 pikat, sipas Tadiçit, a janë arritja më e madhe politike e Serbisë, apo jo?
- A do të thotë kjo, që Kosova ka shpallë Republikë në territor të Serbisë dhe Serbia kontrollon çdo institucion të sigurisë në Kosovë?
- Me një fjalë, a është vendi ynë Republika e Kosovës Serbe (RKS) a po?
- A është Republikë Autonome?
- Më shumë se autonomi?
- Republikë ma pak se pavarësi, sipas Tadiçit, apo jo?
- Qeveria e Kosovës a pranoi që kufiri mes Serbisë dhe Kosovës është vijë administrative?
- Çka nënkupton kjo punë?
- A do të thotë se në mes të Kosovës dhe Serbisë nuk paska kufi shtetërorë sepse jemi një shtet?
- Mos është kjo arsye që në momentin e shpalljes së pavarësisë, qeveria Hashim Thaçit nuk kërkoi ndarjen nga Serbia?
- Do të thotë kanë pranuar zyrtarisht që Kosova është pjesë e Serbisë, apo jo?
- A i thuhet kësaj pune: Tradhti?
- Cili njeri dëgjohet në Kosovë duke thënë se këta janë tradhtar?
- Pse?
- Dikush frigohet, dikush e humb punën, dikush nuk dinë, dikush interesin dhe këta tradhtarët rrejnë popullin se gjoja jemi të pavarur, kalojnë kështu lehtë, apo jo?
- Serbia në negociata në Vjenë a ka kërkuar moratorium për Kosovën, apo jo?
- Serbia a ka kërkuar 20 vjet për mos të definohet statusi ji Kosovës?
- Tani Serbia ka kërkuar 10 vjet, apo jo?
- Pse?
- Mos për të fituar kohë?
- Sot Serbia a ka arritë t’i poziciononin njerëzit e vetë në të gjithë institucionet e Kosovës, apo jo?
- Sot Serbia nëpërmes njerëzve të vetë dhe SHIK-ut dhe tash të AKI a arriti t’i burgosë shumicën e djemve të UÇK-së
- Por edhe 10 vite në 2020?
- Çka do të ndodhë?
- Atdhetarët në Kosovë me institucionet e Serbisë a i kanë vetëm dy vende o burgun, o varrin?
- Ambasadori anglez a deklaroj se Britania e Madhe kishte bllokuar 2 vite rezolutën 1244?
- Qeveria e Kosovës çka i tha anglezëve?
- Qeveria e Kosovës a tha që ne si shqiptar jemi fleksibil dhe e pranojmë Rezolutën 1244?
- Francezët a ndërhynë tek anglezët duke thënë mos u bëni më katolik se Papa, mbasi shqiptarët po pranojnë të jenë nën Serbi çka keni ju?
- A është për këtë arsye se Bou de Marnac ju mbron?
- A njihet Bou de Marnak për një serbofil i përbetuar?
- A është e saktë se bashkëpunëtori i ngushte Bou de Marnakut shante dhe përdorte forcën kundër punëtorëve shqiptarë?
- A është e saktë se ai është antishqiptar i përbetuar?
- Kur janë rrezikuar Kadri Veseli dhe Azem Syla nga deklarimet e Nazim Bllacës, a është intervenuar për t’i lënë rehat?
- A është e vërtetë se Kermabon ushtarak i thjeshte (do të thotë jo i shërbimit) edhe ai francez është munduar në kuadër të EULEX-it t’i arrestoj?
- Kur deshti ta arrestojë Azem Sylën a ndërhyri Bou de Marnac duke e përjashtuar nga posti i shefit të EULEX-it?
- Me ardhjen e Bou de Marnac si shef të EULEX-it, a u pastruan gjithë punëtorët e vet, të cilët akuzonin Azem Sylën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin?
- Mos harroni se këta njihen minimumi nga koha e Rambujes, apo jo?
- Ky ekip, me gjithë ju, a e keni futë Kosovën në këtë derexhe, apo jo?
- A jeni ju që para luftës, gjatë luftës, pas luftës keni vrarë atdhetarë idealist të çlirimtares UÇK?
- A jeni ju që para luftës, gjate luftës, pas luftës keni vjedhë popullin e Kosovës? / Vijon