Diego Costa postoi një video ku shihet ai me një birrë pas fitores së fundit të Chelseat kundër WBA-s në Premier Legue

Dhe Antonio Conte ka shpjeguar se i lejon lojtarët e tij të shijojnë një pije kur e shohin të nevojshme, transmeton Sportali.net.

Conte ka imponuar dieta strikte te lojtarët gjatë javës kur punohet në stërvitje, por nuk e ka suspenduar përdorimin e alkoolit dhe nuk e ka problem nëse lojtarët e tij ndonjëherë pijnë alkool derisa të jenë të vetëdijshëm.

“Është mirë për rehidrim, ju mund të pini Coca-Cola ose një birrë,” tha Conte.

“Është e mirë për rikuperim. Por një. Jo shumë. Është e mirë pasi përfundoni ndeshjen, shpejtë, jo 1 orë pas përfundimit.” /Sportali.net Pse Diego Costa gjithmonë pi birrë pas ndeshjeve?

SHPËRNDAJE