muslli11Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka propozuar ngritjen e një monumenti për Skënderbeun në Nish, shkruajn mediat serbe,  duke ju referuar nje interviste të tij ne agjencine e  lajmeve Presheva Jonë para dy dite  (“Musliju traži da Skenderbeg dobije spomenik u Nišu“)

Portalet serbe censurojne deklaratat e Musliut dhe “Presheva jonë”

Vec asaj ata paskan “korrigjuar” koelget serbe kane gjetur guximin të censurojne tesktin, deklaratat e Musliut te inervista ne “Presheva Jonë” se gjoja paska thënë  se “do te keroje te ngrejme permenodoren e Skendenrbeut ne Nish, pamvaresisht se aty nu ka shqiptar”  (“Tražiću da se i u Nišu podigne spomenik Skenderbegu bez obzira što tamo nema Albanaca“)  qe ne fakt niuk qednron ashut.  ne fakt Musliu ka thene: “Nese shqiptaret ne Nish do ta kerkojne lapidarin e Skenderebut, ne jemi te gatshem t’u ofrojme ” e jo ashtu siq ka spekuluar ata keleget e juaj atje ne Vranje apo ku gjenden?!

Të enjten, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar një vendim që sheshi ‘Karagjogje Petroviq’ të ndryshojë emrin, dhe të bëhet sheshi ‘Skënderbeu’.

Musliu ka thënë se rëndësia e Skënderbeut është e madhe, dhe ka kujtuar se emrin e heroit të shqiptarëve e mbajnë edhe rrugë të tjera, në Beograd, Gjenevë, Romë, Nju-Jork, Londër dhe Bruksel. (“Tom prilikom je Musliju za Preševa jon kako je značaj Skenderbega veliki i kako ovo ime nose ulice u Beogradu, Ženevi, Rimu, Njujorku, Londonu i Briselu, a njegov predlog će biti da u Nišu bude podignut spomenik Skenderbegu. “)

Ai ka propozuar që në Nish të ngrihet në të ardhmen një monument për Skënderbeun.

“Do të kërkoj ndërtimin e një monumenti në Nish për Skënderbeun, edhe pse atje nuk ka shqiptarë, sepse ky hero më 3 nëntor të vitit 1443, me 300 kalorës, shpëtoi serbët në Nish nga pushtuesit osmanë. Ai jo vetëm që ka shpëtuar shqiptarët, por edhe serbët”, ka thënë Musliu, transmetojn mediat kosovare.

Historianët e Nishit, Vlladimir Jovanoviq dhe Millan Rangjeloviq nuk e kanë mohuar faktin se Skënderbeu ka marrë pjesë në betejat afër Nishit dhe vendeve përreth më 1443.

Por, Jovanoviq ka thënë se karakteri i heroit shqiptar nuk e justifikon një monument për të. Sipas tij, ai ka qenë, në fund të fundit, në anën e ushtrisë turke asokohe.

Musliu ka tha thënë se serbët duhet të kuptojnë iniciativën për riemërimin e sheshit të Bujanocit dhe atë për monumentin për Skënderbeun, sepse në Mitrovicë është ngritur një monument për Car Llazarin dhe shqiptarëve nuk iu ka penguar.pressssss111

SHPËRNDAJE