sedat-aliu-802x380-650x308Është ngritur padi penale ndaj pesë personave në lidhje me rastin e vdekjes së 4 vjeçarit, Almir Aliu në Kumanovë.

Sektori i Punëve të Brendshme Maqedonase njoftoi se ka ngritur padi penale kundër pesë personave, mes tyre edhe ndaj babait të Almirit dhe kushërinjve të tij.

Sipas policisë ata kanë ushtruar dhunë ndaj vrasësit Iliq dhe do të përgjigjen për këtë përpara organeve kompetente.

Një ditë më parë qindra shqiptarë protestuan në Kumanovë, duke kërkuar drejtësi për ngjarjen e rëndë.

Boban Iliq është në burg, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë apel që raste të tilla, të mos shfrytëzohen për nxitjen e tensioneve.

SHPËRNDAJE