milllNga Milazim Maliqi        

Suazat e ndryshimeve gjeopolitike  nuk  kalojnë dot pa  gërvishtur edhe  fytyrën e  historisë  aktuale  apo  ato të  fshehura  në  masën e pluhurit të  viteve të ikura (lexo : shekujt). Edhe pse  okupatorët  tjerë  lëvizën  gurët  dhe ja dolën  të  ndërtojnë edhe kështjella  gjigante pa  ndihmën e  teknologjisë pasi ajo akoma nuk ishte  zbuluar  atëherë por me fuqinë e  krahut dhe  taktikës  së ndikimit, edhe me dhunë; gjeneratave të reja i lanë monumente  që  tregonin   se ata që okupuan ato troje   dëshironin të tregonin se dëshirë e tyre ishte të  mbetej diçka  mbrapa për të  parë tjerët punën e tyre   edhe pse ato  kanë   edhe histori  dhembje dhe   marrje   jetë  njerëzish! Këto fakte ishin dokumente të fuqisë së tyre politike. Është  fakt  se bota  ekziston  shumë  para   historisë së shkruar, e  shkruar por  e pa lexueshme  nga koha aktuale  por edhe e pa shkruar far.

 

E pa shkruara  është  shumë me  e gjatë  se  historia  aktuale që  njihet me datë e ditë!  Por ajo e pashkruara  ka shumë  fakte që edhe sot janë  përsëritur  dhe po  punohet  të  përsëritën sa më shpesh.   Armiqtë e rinj  që  njihen edhe  me data dhe fakte,   pason me otomanët (turqit e sodit) por ato fakte  u shkruan me dorën e armikut  për interesat e tij dominuese.  Mjaftuan disa  nga  ana e  okupuar  që duke përdorur  alfabete të huaja të  shënojnë  histori  tmerri mbi  popullin  me fyt nën shputë për  interesa  propagande të  fuqisë  okupuese.

 

U përdorën  nga metodat e thjeshta me  gurë natyre  për  thyerje kafkash, prerje gjymtyrësh, sakatime  fizike, prerje hunde, veshi apo verbim  syri por qëllimin  kryesor kishin  verbimin shpirtëror: mohimin e vet vetës  dhe pranimin e teorisë së tjetërsimit.  Me gjithë se ndryshuan, pranuan teori si diçka të jashtë  rrethit ku jetojnë  ata  ruajtën esencialen: tiparet e një realiteti të krijuar  që kur u krijua  jeta e gjallë. Këto tipare  më  vonë edhe i përmbledhin në  një  shprehje për  një shoqëri me veti të njejta shoqërore nga  geneza e përbashkët të quajtura: etni. Edhe etnia e jonë  shqiptare kishte   disa emërime shoqërore sikur: pellazg  dhe më vonë ilir  pasojnë fiset dhe  më  vonë edhe   ideologjitë absurde  të  quajtura:fe! Edhe pse pellazgët dhe ilirët  kishin krijuar  bindjet e tyre shpirtërore ato ishin të bazuara në elemente kryesore për  zhvillimin e jetës. Kishin tre zota  dhe një  kryezot!

 

Ata  i falen tokës, ujit dhe ajrit si dhe diellit si kryezot.   Këto  nuk mjaftuan të  mbrojnë   popullin dhe territorin. Edhe njëri edhe tjetri  pësuan  ndryshime drastike. Populli u pre, vra apo u djeg i gjallë  dhe prona që i kishte fal fati u tjetërsua  nga  pjella  tjera;  nga ato  më mirë  të organizuara  deri tek ato  me  ndryshime  gjenetike  “mutante”.  Histori e re njeh mirë  dy nga okupatorët e fundit që  i ngjasojnë  më shumë  grupit të fundit! Otomanët  ishin  shoqëri që u krijua me ndikimin e forcës dhe  kontrolluar nga një  njeri që e kishin emëruar:”sulltan”.  Ky organizim ndihmon të forcoj pushtetin dhe të rrit territorin. Nuk kishte strategji politike por përdorim force me dy kushte: prano o vdis! Për të  arsyetuar krimin  vënë  në përdorim edhe  rregullat e  një  ligji të përgatitur  nga autor  anonim me rregulla të pa ndryshuara  (sikur gjëja janë rregulla hyjnore) por në  fakt  janë rregulla të një organizimi fetar për nevoja kontrolli të  një grupi  sikur  edhe grupet tjera. Rregullat fetare për kontrollin e masës nga bashkëpunëtorët e pushtetit bëheshin nga të emëruarit e pushtetit që zakonisht  quheshin “imam,apo “hoxhë” i jep mundësi  otomanëve të kontrollojnë   lehtë  territoret e pushtuara. Të tillë kishte nga Anadolli, Rusia  por më shumë kishte  nga  vendi ku e okuponin. Ata ishin më efikas.

 

Me  joshje  apo frikësim ata japin rezultate pasi njohin mirë gjuhën dhe rrethanat ku jetojnë. “Fjala e tyre, fjala e zotit” ishte përgjigjja  që merrte  nga pushteti rebeli që nuk zbaton urdhrat e tij. Nuk luten shumë të ndërrojnë  ide. Vendimi i gjykatësit  ka qenë i shpejtë dhe fuqiplotë: të  vdes në litar, të vdes nga xhelatët duke i prerë kokën apo të ngulët në hu dhe të shërbej si mësim për popullin e pa bindur!  Kjo metodë  ata i dërgoi deri  në Vjenë të Austrisë së sotme. Ndër popujt që pësuan   keq, hungarezët ishin ata që pësuan menjëherë pas shqiptarëve.  Shqiptarët që  në herët ishin  me katër “zota” u detyruan të  braktisin ata dhe të i binden:”dieusit, bogit, allahit” por jo të gjithëve menjëherë . Sa herë  arrijnë  pushtues, si dhuratë i sjellin edhe një zot të ri. Në parim të gjithë ishin të njëjtë: unik! Vetëm mundi dhe gjaku ishte i njëjti që  përsëritej dhe  derdhej mbi truallin ku kishin  arritur  të mbijetojnë  deri në ato momente.   Pra më  i  rrepti  ishte “allahi”. Edhe  “bogi”  mundohet të e kopjoj “allahin” por  nuk mund të e  tejkaloj.  Fuqia e “allah”ut   kuptohet  me ndihmën e  otomanëve dhe  shqipfolësve   arrin të  krijoj  ndryshime  edhe  në logjikën e atyre që i kishin okupuar.

 

Me pak  mund: prerje koke, ngulje në  hu apo  çnjerëzim familjar  ja dalin  të i detyrojnë  shqiptarët  me shumicë  të  bëhen “mysliman”!  Për  fat të keq të këtyre “myslimanëve” përsëri vëllazëria me ata i  zhgënjeu  kur  për një  epsh dashurie u pagua lavirja  sllave  me  një territor nga  jugu i Danubit e deri  në Nishin e sotëm ku më pas  pasoi  pastrimi etnik  i këtij  territor me vrasjen, dëbimin e mbi shtatëqind  vendbanimeve me  shqiptarë dhe  tjerë  jashtë origjinës  serbo sllave.  Disa që  dikur kanë mundur të fshihen për pak çaste nga forcat serbo sllave, mbetën të fshehur për gjithë jetën duke ndryshuar gjuhën dhe adaptuar  rrethanave të reja të okupatorit  serbo sllav.  Disa nga “myslimanët”  që u ndalën  nga Nishi e deri në Vrajë u detyruan  përsëri të lëvizin.

 

Shumica  nga ata përfunduan nëpër  Anadoll  apo edhe më larg. Tani është  në aksion faza e   re :MedvegjA (tash veç është boshatisur) Bujanovci   dhe  Presheva  që janë  mbetur shumë pak pasi populli nuk është i sigurt  të jetoj atje apo të   struket  nëpër  faltore “myslimane”  dhe të pres heshtur   transformimin  definitiv në   “mysliman  boshnjak”  sikur në Tregun e Ri e deri në zonat e thella të Bosnës apo edhe më  keq:  në serbo sllav! Në një zbatim  të tillë Serbia po del e suksesshme fal “fuqisë”  së saj apo  mos fuqisë tanë  etnike?!  Jam i bindur se është e dyta. Bindjen ma shton  shteti i IRJM-s (Ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë). Ata nuk kanë fuqi kontrolli  të  dominojnë  mbi territoret e  mëdha me shqiptarë  por ja që  i dalin të kenë  kontroll të plot edhe atë  jo   me dhunë por  me ndihmën e një shteti mik që  quhet Turqi. Falë  angazhimit të vogël ekonomik që i gjithë  rrjedh nga taksat e   banorëve shqiptarë të atyre anëve; kam bindjen se ato lekë i kthehen aty banorëve  duke investuar  në   faltore dhe  mësimdhënës shqipfolës (të përzier me  belbëzime tjera)  dhe ja dalin  të e kenë  nën kontroll dhe si pasqyrë  e mirë për politikën ndërkombëtare si shtet me rend demokratik.  Nuk do ishte asgjë e keqe  po të mos ishte  me prapavijë asimilimi total.

Asimilimi po ndodh edhe mu në shtetin e Shqipërisë. Nuk janë pak ata që  sot me plot krenari quhen “mysliman”, deformohen me veshje dhe maskohen me lesh. Pjesa tjetër e besimit ortodoks  me krenari  ndërron emrin në emër   grekë dhe fyen edhe  gjenezën e vet. Nuk është vetëm vlera materiale që e detyron por edhe  humbja e vlerës shpirtërore. Një fanatizëm  lind dhe forcon fanatizmin tjetër!Formë që më së paku i duhet etnisë. Ky lloj degjenerimi  etnik jo që  krijon amulli dhe dyshim  në  rregullat e një shteti që ende nuk e ka kuptuar  se  shteti është  zot i botës së gjallë dhe në emër të demokracisë  lejon degradimin e rregullit shoqëror  çka si efekt  ka  zhgënjimin total të  popullit dhe i bën të ikin sa më larg  nga aty sikur meshkujt  ashtu edhe femrat. Këto të fundit nuk vejnë fare kushte  dhe janë të gatshme  edhe të sakrifikohen edhe   martohen me pleq serb, maqedonas, turk apo çfarëdo qoftë  vetëm të mos jetë shqiptarë!!!

Mungesa e strategjisë së zhvillimit etnik u jep mundësi  grabitqarëve të  bëhen hisedar në trojet tona. Shikuar këto aspekte; Turqia ka humbur  luftën dhe Shqipëria u bë shtet por ajo aty la kopilët e  vetë që të përdor si jeniçer  sot. Kur shteti  nuk është  me parime etnike nuk ka të drejtë të  ndalojë veprimtarinë e tyre deri atëherë  kur  krimi bëhet  faktik.  Rregulli fetar që ka  zhvilluar i huaji  aty sikur është rasti me turqit dhe grekët në Shqipëri apo turqit dhe serbët në Kosovë u mundëson të  përzihen edhe në  rregullin shoqëror pasi tani rregullat e reja shoqërore  lejojnë  organizimin e krimit  dhe të  kriminelëve dhe në anën tjetër akuzojnë shtetin për pa aftësi në zbatimin e rregullave  shoqërore.

Rregullat e  reja  shoqërore lejojnë edhe  zhvillimin e  rregullave  fetare  edhe pse e dinë  mirë se ato rregulla  janë  absurde por  duke  përdorur  këtë metodë  mund të identifikohen edhe   fuqitë shkatërruese  të një  shteti. Kur shteti  nuk është efikas; sikur  në rastin tanë Kosova, aty vallëzojnë “djalli” me të birin! Pjesa  veriore e Kosovës  që identifikohet  komplet Mitrovica e veriut, sot jetohet  sipas  rregullave  të serbo sllavëve   edhe pse policia e ka uniformën e Kosovës  komandohet komplet  nga Beogradi;   dhe ja dalin për  gati dy decenie  pengojnë edhe formimin e ushtrisë së  shtetit.  Të gjitha  faltoret  myslimane që  kontrollohen nga turqit dhe serbët sjellin  rryma tjera ekstreme të ardhura  përmes strategjisë së  Beogradit për të u shfajsuar për krimet e bëra!!!

Na mbetët  vetëm të ndalim dhe të llogarisim cila është më e keqe: ndarja faktike e  një pjese  të mirë gjeografike apo  ndarja  shpirtërore e shumicës dërmuese të popullit shqiptar nëpër besime?!

Edhe njëra edhe tjetra kanë të njëjtin efekt për ne, por kush po kontribuon më shumë në këtë: fuqi ekonomike e jona  dikur Mitrovica apo fuqia e jonë  shpirtërore   dikur, Prizreni ?

Në vend që të ishim sot  fuqi stabiliteti së bashku me Gjermanin, Anglinë, Italinë, SHBA dhe shtete tjera me vlera njerëzore jemi të detyruar akoma të numërojmë viktima  dhe të  i përkulemi  armiqve të vjetër!  Mundohemi të mbrojmë  origjinalitetin e të  jetuarit  si njeri i  një etnie  me vlerë  dhe një shteti që i dëgjohet dhe respektohet  fjala dhe vendimi. Këto veti  na i ndaluan pikërisht masakrat turke dhe serbo sllave të ndihmuar edhe   me bekimin e kishave dhe xhamive të tyre dhe kurrë deri sot  nuk u penduan dhe  nuk kërkuan falje  si   provë se  e një  vlere njeriu të kulturuar por edhe sot shtiren si viktima kurse në fakt morën jetën e miliona  njerëzve duke mos kursyer as foshnjat e porsalindura dhe  as pleqtë

Me dëshirë  do të kisha paraqitur një projekt  me vlera të përbashkëta por deri më sot  nuk më ka rastisur të i gjejë. Asnjë vrimë drite u munduan të mos lejojnë  të  i ndriçoj  shekujt e kaluar të etnisë tanë.  Akoma  etnia shqiptare po mundohet të  mbijetoj  edhe duke u burgosur  në llogari të armiqve tanë nga  të ashtu quajturit pushtetar  shqiptarë që mundohen të fshihen  gjëja pas sundimit të ligjit  kurse  vetë  janë në afera korrupsioni e dhe kriminale deri aty sa gati po iu ndal  frymën dhe janë të detyruar  të përdorin   vërtetimet  mjekësore si dëshmi paaftësie për të iu përgjigjur drejtësisë në (raste të rralla) duke paraqitur  shokun e dikurshëm sikur kriminel! Pra,  fajet  për viktimat  nuk janë vetëm nga  armiqtë tanë por edhe e disave  nga radhët  tona  që  nëpër  faza të  ndryshme  të historisë tonë ishin “patriotë” të  momentit kur ato momente paraqiteshin dhe  ishin lehtë të  kultivoheshin  deri sa  dhjamos in mirë edhe zorrën e trashë të tyre dhe jo vetëm kontot nëpër bankat e huaja!  Historia nuk shkruhet sipas shijes time por sipas fakteve të veprimit! Nëse punohet me parim kryesor:   etninë, atëherë  mund të jemi edhe  vlerë  dhe pjesëmarrës  në rregullat e reja në favor të  njeriut  duke ndihmuar edhe  viktimat tjera nëpër botë. Për çdo ditë  shihet një konflikt i ri dhe me plot viktima të reja. Duhet të jemi ndihmë  për ata që na ndihmuan por për të i bindur ata se jemi  miq të mirë  na duhen vepra  dhe jo fjalë. Nëse nuk jemi të gatshëm  për të  jetësuar një shtet të mirë  na duhet  një etni e mirë dhe një histori  reale e jo e falsifikuar  me  joshje  nga ata që  vetë i   shfarosën edhe  jetën e foshnjave që as nuk kishin filluar të flasin e lëre më të  lëndojnë tjetrin.  Falja pa meritë  është nënshtrim apo tradhti e të gjallëve dhe të vdekurve. As një nga shtetet  kriminele që  tmerruan etninë tanë; nuk jam në dijeni se kanë kërkuar falje:as serbët, as turqit apo grekët. Sikur në shtetin e Shqipërisë po ashtu në shtetin e Kosovës  këto tri  etni armike  të   etnisë tanë  jo që janë në vëzhgim;   nuk po shkruaj  nga ndjenja ime por  nga faktet  që vetë i kanë krijuar,   janë më të privilegjuar  sa  kam përshtypjen se  as që i përgjigjen   qeverisë shqiptare e aq më pak asaj kosovare.

SHPËRNDAJE