Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Duke qenë se me thirrjen e tyre, liderët politikë dhe qytetarët e Presheves, të Bujanocit dhe të Medvegjës kanë shprehur dëshirën që dikush nga qeveritarët e Kosovës zyrtarisht t’i vizitojë ata, atëherë sipas detyrës dhe prioritetit, kësaj ftese është dashur t’i përgjigjen presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Qeverisë, Hashim Thaçi ose kryetari i Kuvendit, Jakup Kraqniqi, jo të lihet të “digjet” politikisht, Ibrahim Makolli (ministër i Diasporës), sepse shqiptarët e Anamoravës, nuk janë kurrfarë diaspore, por pjesë integrale e trungut të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike Natyrale.

Siç jemi dëshmitarë të gjithë, presidenti i Serbisë, Boris Tadiq hyri dhe qëndroi në Kosovë, më 6-7 janar të këtij viti, por jo edhe ministri i Diasporës së qeverisë së Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli nuk ia arriti të hynte në Preshevë, sepse në Konçul, u ndalua nga policia kufitare e Serbisë, më 12 janar 2012.

– Ja, sipas “marrëveshjeve historiko-politike-diplomatike” të Edita Tahirit dhe të Borislav Stefanviqit (2011), të arritura në Bruksel, ky është reciprociteti në akull midis Kosovës dhe Serbisë!!!

Vullneti i mirë, politika e gabuar!

Ministri i Diasporës në qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, është nisur për ta vizituar Aanamoravën shqiptare (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), duke qenë se blanko u ka besuar deklaratve boshe të kryeministrit Hashim Thaçi dhe të zv.kryeministres Edita Tahiri, se gjoja “Serbia de jure i ka njohur kufijtë e Kosovës” sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel në kuadrin e zhvillimit të “diualogut teknik” Edita Tahiri-Borislav Stefanoviq.

Me gjithë vullnetin dhe qëllimin e mirë vëllazëror dhe politik, që t’i përgjigjej ftesës së liderëve politikë shqiptarë të Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), që ndonjëri nga funksionarët e qeverisë së Republikës së Kosovës, ta vizitonte popullsinë shqiptare në tri komunat e theksuara, Ibrahim Makolli ka bërë gabim të dyfishtë politik: Së pari, për shak të pozitës që mban-ministër i Diasporës, nuk është dashur t’i përgjigjej një kërkese të tillë të qarqeve politike shqiptare të Preshevës, sepse sheshit lë të kuptohet se vajtja e tij atje, ka të bëjë me vizitën e një pjese të shqiptarëve në “diasporë”, gjë që, në asnjë kuptim, shqiptarët e Anamoravës (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk janë kurrfarë pjese e diasporës shqiptare, por janë pjesë e pandashme e popullësisë autoktone shqiptare e Shqipërisë Etnike, që kanë ngelur nën sundimin e egër kolonial të Serbisë, që nga viti 1878, e deri më sot, në dekadën e dytë të shekullit XXI ( viti 2012). Së dyti, Ibrahim Makolli si ministër i qeverisë së Hashim Thaçit, është dashur ta dinte se zyrtarisht, nuk do të mund të hynte në Serbi ngaqë Beogradi zyrtar ende nuk e ka njohur Republiklën e pavarur të Kosovës.

Këto janë dy gabime të njëkohshme politike dhe diplomatike, që Ibrahim Makolli si politikan i zgjuar i AKR-së dhe i qeverisë së Kosovës, nuk do të duhej t’i bënte, në asnjë mënyrë, pavarësisht nga dëshira vëllazërore dhe nga politika pozicionale.

Siç bëjnë të ditur masmeidat shqiptare të Kosovës, më 12 janar 2012, ministrin e Diasporës në qeverinë e Kosovës, Ibrahim Makolli, policia serbe nuk e ka lejuar që ta kalojë vendkalimin kufitar në Konçul për të hyrë në Serbi, me qëllim që zyrtarisht ta vizitonte Preshevën dhe Bujanocin.

Për njerëzit normalë, që kuptojnë se ç’është ligji dhe politika, kjo ndalesë zyrtare e Serbisë, që i është bërë ministrit të Diasporës, I. Makolli, ligjërisht është në rregull nga ana e autoriteteve të Beogradit, sepse Serbia ende nuk e ka njohur Republikën e Kosovës.

Këtë gjë, Ibrahim Makolli si ministër i qeverisës së Kosovës, është dashur ta dinte, para se të mirrte një hap të tillë të nisjes për të hyrë brenda kufijve të Serbisë.

Mirëpo, ç’të bëjmë, kështu janë qeveritarët e sotëm të Kosovës, mendojnë se dinë çdo gjë në politikë, në diplomaci, në propagandë dhe në drejtësi, por faktet (si ky rasti i Makollit, dhe, rasti kundërt i presidentit Boris Tadiq, kur hyri në Kosovë, më 6 janar 2012 me lejen e qeverisë së Hashim Thaçit) po dëshmojnë të kundërtën.

Sa më sipër, ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli, nuk duhet hidhëruar e as fajësuar policinë kufitare serbe të Konçulit, që ia ka ndaluar hyrjen në Preshevë, por kryeministrin Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministren (kryenegociatoren e “dialogut teknik” Kosovë-Serbi), Edita Tahiri , të cilët, pas arritjes së disa marrëveshjeve Edita-Stefanoviq në Bruksel, në dhjetor të vitit 2011, patën deklaruar para opinonit publik kombëtar dhe ndërkombëtar se “Serbia me ato marrëveshje, juridikisht e ka njohur Kosovën”(!?)

Këtë gënjeshtër politike dhe propagandistike, e përgënjeshtroi edhe vizita presidentit Boris Tadiq në Kosovë, më 6-7 janar 2012, i cili deklaroi botërisht se, “Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës ngase Kosova është tokë serbe”(!?)

Gjithashtu, edhe rasti i ndalimit të ministrit, Ibrahim Makolli në vendkalimin Konçul, që të hynte në Serbi për t’i vizituar shqiptarët në Preshevë, në Bujanoc dhe në Medvegjë, provoi të këndërtën e deklaratve dhe të pohimeve zyrtare të tandemit Thaçi- Tahiri se gjoja “Serbia de jure e ka njohur Kosovën” (!?)

SHPËRNDAJE