Lisa Milicaj Këshilltare në Këshillin e Bashkisë së Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York, dhe Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, – President of First Insurance Agency Inc.
BEQIR SINA, New York

Pleasant Valley – Dutchess County, New York : Shqipëtarja e cila është e zgjedhur po me votata e qytetarëve amerikan, është edhe Liza Milicaj, nga Kosova, një zyrtare e lart e njërës prej Lokaliteteve më të vjetra të New Yorkut – Town of Pleasant Valley në Dutchess County, New York, . Ajo pos një detyre këshilltare në Këshillinin e Bashkisë së këtij lokaliteti, mban edhe një post të lart si kryetare e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc, kompani e cila është njohur e cila quhet Cambridge Who’s Who is – Kambridge Kush është kushi” . Kompani e lartë, kjo, për të treguar përkushtimin, e udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit në Shtetet e Bashkuara.


Lisa Milicaj me një shqipe mjaft të kuptueshme , ka shumë dëshirë që vetem të flasë shqip , mbasi, ajo kudo në punë dhe në jetën e saj të përditëshme, e prezanton veten kudo si një shqiptare e Amerikës. Megjithëse, prindërit e saj kan emigrura nga Kosova 45 vjetë më parë dhe ajo ka lindur ketu.
Ajo tregon për gazetën kombëtare Bota Sot, se prindërit e saj Jak-u dhe Lena Milicaj, emigruan në Shtetet e Bashkuara, perkatesisht nga Kosova në vitin 1968. Duke folur për historinë e familjes së saj ajo rrefehet :”Ata dolën nga Kosova, udhëtuan për në Itali dhe përfundimisht erdhen në SHBA, si qindra mijërat e emigrantëve shqiptarë gjatë këtyre pesë dekadave të fundit. Babai i im tha Lisa, shumë shpejt mori klasa, për të mësuar gjuhën angleze dhe brenda pak vitesh e shfaqi veten në botën e investimeve, biznesin e shit blerjes së pasurive të patundshme – Real Estate. Ndërkohë, që .Nëna shprehet ajo ashtu si zakonisht gratë shqiptare, u dallua si një Nënë shqiptare, një nënë e shkelqyer, dhe fortë dashur per të rritur, edukuar dhe shkolluar ne fëmijve, pa na harruar dhe mësimin e gjuhës së ëmbël dhe të bukur shqipe”.
Vetë Lisa, ka lindur më 18 prill, 1970 në Bronx, New York dhe u rrit në një zonë ku tani ka shumë familje shqiptarësh, në pjesën veriore të New Yorkut, Westchester County, thirret -. Ajo jeton së bashku me 3 fëmijë të mrekullueshëm, të zgjuar , dhe të edukuar, që shkojnë shumë mirë me mësime. Vetë ajo është Presidente dhe Themeluese e Agjencisë së Parë të Sigurimeve,(www.myfirstinsuranceagency.com), cila është e vendosur në zonat rurale të New Yorkut – në lokalitetin Pleasant Valley.
Kohët e fundit, në zgjedhjet lokale, ajo mori me shume se 2100 nga 10,000 votues në qytet, dhe është zgjedhur tani në postin e Councilwoman – Grua Këshilltare e Këshillit të Bashkisës të qytetit të Luginës këndshme, që thirret Pleasant Valley. Ajo u betua në këtë detyrë, pra mori detyrën e re në Kshillin e Bashkisë së qytetit, në në 1 janar 2012. Një detyrë, kjo, me shumë përgjegjësi në këtë lokalitet të vogël – por, të pasur dhe të bukur shumë, për të bërë më shumë që qyteti i tyre të eci përpara, për të ndihmuar qytetin dhe banorët e saj.
“Në këto kohë të vështira ekonomike, na tha Lisa, teksa e vizituam atë të djelën në zyrën e saj – kjo, duket të jetë shumë e rëndësishme për buxhetin tonë, dhe banorët e qytetit të cilët kanë nevojë të shpenzojnë më pak kohë për të gjetur një punë, e cila u duhet tani sa më afër me shtëpinë e tyre, dhe jo të punojnë më në New York, dhe larg qytetit tonë” tha Lisa..

Znj. Milicaj ka më shumë se 14 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Presidente e kopmanisë së sigurimeve Cambridge Who’s Who is – Kambridge Kush është kushi”

Lisa Milicaj, është Presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, Inc – President of First Insurance Agency, Inc. kompani kjo prestigjoze e cila është njohur edhe nga Universiteti i Cambridge . Kompani, kjo, e cila është ngritur për të treguar përkushtimin, e saj, në drejtim të udhëheqjes dhe përsosmërisë në të gjitha aspektet e shërbimeve të sigurimit për qytetarët anembanë SHBA.
Znj Milicaj ka më shumë se 10 vjet përvojë profesionale në industrinë e sigurimeve. Si presidente e Agjencisë së Sigurimit të Parë, siç quhet kjo kompani, ajo është përgjegjëse për mbikëqyrjen e llogarive të mëdha komerciale të pronës, sigurimin kompleks të jetës, siguron politika të mëdha mjedisore nga zhvlerësimi, merret me trajtimin e kërkesave të negociatave, dhe punon për të siguruar kënaqësinë e konsumatorëve. Ajo ia atribuon suksesin e saj të fortë, etikës së punës së saj – të punës feedback, twitter, të mbushjes së dokumentave në online për të gjithë klientët e saj.
Aktualisht znj. Milicaj, ka një Diplomë Master për këtë fushë, gjithashtu ajo përfundoi kursin në terapi profesionale. Ajo është një anëtar i Shoqatës Kombëtare për Agjentet Profesionalë, një anëtare e bordit të Dhomës së Tregtisë në Qarkun Pleasant Valley, dhe një mbështetëse e fortë e shkollës S. Fred Keller, e para shkoll amerikane e sistemeve të implementuara plotësisht parashkollorë në botë, të quajtur CABAS .
Agjencia e parë e Sigurimit, Inc është në shërbim te plotë, agjencia e çfardo lloj sigurimi, duke ofruar politika komerciale dhe personale të sigurimit. Sigurimi komercial përfshin përgjegjësinë e përgjithshme, të pronës, përgjegjësi mjedisore nga zhvlerësimi, të drejtuesve dhe nënpunësve, punëtorëve deri në kompensim. sigurimin e shëndetit dhe jetës, si në grup dhe sigurimet familjare apo personale.

SHPËRNDAJE