Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, dhe Zonja e Parë, Teuta Topi, u pritën në Bazilikën e Shën Pjetrit nga Papa Benedikti XVI.

Topi falenderoi Papën për mbështetjen e demokracisë në vendin tonë.

Nga ana e tij, Ati Shenjtë theksoi se do të vazhdojë të mbështesë integrimin e Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, Papa Benedikti XVI vlerësoi bashkëjetesën dhe harmoninë ndërfetare të popullit tonë.

Presidenti Topi ndodhet në Romë për ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II.

SHPËRNDAJE