TIRANË, 7 Mars /ATSH / – By Gjergji Mima -Vizita e Presidentit shqiptar, Bujar Nishani në Bujanoc dhe Preshevë sot zgjoi interes jo vetem ne banoret e saj por dhe të mediave shqiptare, serbe dhe medias se huaj.
Sipas agjencisë së lajmeve “Presheva Jonë” përveç Agjencise Telegrafike Shqiptare (ATSH), vizitën po e ndjekin edhe mediat më të mëdha në Serbi ‘Tanjug’, televizoni RTS si dhe mediat vendore si “Presheva Jonë” si i vetmja media nga Krahina e Preshevës.
Presidenti shqiptar Nishani në Bujanoc dhe Presheve me shume se nje vizite historike, vizite e shekullit të shiptarëve!
Shefi i agjencise kombëtare “Presheva jonë” Kushtrim Maliqi sot ka takuar presidentin shqiptar Bujar Nishani të cilit i dha mirënjohen e Redaksisë së agjencisë “Personalitet i vitit-2017” në rajon. Presidenti Nishani falenderoi stafin e redaksisë së agjencisë kombëtare “Presheva Jonë” për shpalljen “Personalitet i Vitit” në rajon! Ai po ashtu ka vlerësuar lart punën dhe rolin e “Presheva jonë” si e vetmja agjenci shqiptare në Luginën e Preshevës, e cila po i kontribuon sensibilizimit të cështjes shqiptare jo vetëm në Luginën e Preshevës por edhe asaj mbarëshqiptare në arenën ndërkombëtare, citohet Agjencia “Presheva Jone”.
“Presheva Jonë “ këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të Presidentit shqiptar në avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri si nje vend mik i SHBA-ve dhe anetare e Aleancës Veritalantike, duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. ATSH/ By Gjergji Mima