Preshevë, 7 mars -Pas vizitës në Bujanoc, Presidenti shqiptar Bujar Nishani ka marrë rrugëtimin drejt kryeqytetit të Luginës në Preshë. Ai u prit nga homologu i tij shqiptar Shqiperim Arifi, kryetar, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”
Në Preshevë presdenti Nishani ka takuar kreun e komunës z.Shqiprim Arifin dhe znj. Ardita Sinanin kryetare e Kuvendit të Preshevës me të cilët bisedoi për situaten aktuale ekonomike dhe politike, me theks të posaçëm çështjen e arsimit dhe të të drejtave të shqiptarëve në këtë komunë dhe më gjerë.
Pas fjalimit të presdienti Nishani në shtëpinë kulturës, mysafiri nga Tirana i dhuroi një bust të Skënderbut kryetarit Shqipërim Arifit, simbolike kjo e uniteti të shqiptarëve në Gadishullin Ilir.
Ndërkaq, më pas realizoi takime me përfaqësuesit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Pas këtyre bisedave, ai tha se “Shqipëria është e interesuar që të ndihmojë në realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, në fushat që përfshijnë tri komunat të banuara me shqiptarë”.
Ai tha në vazhdim se vendi i është i interesuar që të punojë në avancimin dhe promovimin e bashkëjetesës në bashkësitë shumëkombëshe”.
“Për të mirën e popujve tanë duhet te kthehemi nga e ardhmja dhe ajo duhet të ndërtohet në respekt të ndërsjellë dhe jo mbi urrejtje dhe jo tolerancë. Së bashku ta ndërtojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja”, tha Nishani.
Presidenti Nishani i cilësoi marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë “gjithnjë e më të mira” dhe tha se “Tirana do të vazhdojë që të ndërtojë marrëdhënie të mira me Beogradin”.
Me një numër të madh të qytetarëve në oborrin e Shtëpisë së Kulturës dhe brenda në ambientët e saj e bënë presidentin të ndihet si në shtëpinë e tij. Të pranishëm sot në Preshevë ishin edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare, vendore, mediave dhe shumë organizata joqeveritare.
“Më e rëndësishmja është se sot, bashkë me presidentin Nishani, festuam bashakrisht me mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë ata që kontribuan për arsimin shqip në Luginë të Preshevës.-” ka thëne Shqiperim Arifi.
Prezenca e presidentit dhe mesazhi shumë i qartë që na dha sot, na jep kurajo dhe na bënë edhe më të fuqishëm drejt realizimit të ëndrrave shekullore të popullit preshevar që të kemi një Preshevë ndryshe.
Në fund u dha edhe një program i pasur kulturo-artistik me muzikë e valle popullor si dhe recital. Atmosferën edhe më të këndshme në këtë pritje historike të presidentit shqiptar Bujar Nishani në Preshevë në shtëpine e kulturës së qytetit e bëri edhe prezentimi i këngëtarit shqiptar nga Presheva Gold AG dhe recituesit tashmë të njohur në Preshevë Samir Maliqi me recitalin e poezisë kushtuar Shipërisë dhe shqiptarëve të cilit publiku u dhuroi duartroktitje të gjata frenetike, njofton “Presheva jonë”.