Medvegjë, 27 nentor -Presidenti i Shqipëris Ilir Meta po qëndron për vizitë në Medvegjë. Ai dje u prit nga shumë shqiptarë të Medvegjës ku ndër të tjera pati takime me nënkryetaren e komunës së Medvegjës dhe znj.Leme Xhema, njfoton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”
Drejtoresha Arlinda Kadriu: Takimi dhe vizita e presidentin shwiptar ne shkollen tone ishte me shume se vizite, ishte nje dhurate historike!
Ashtu siq kishim palajmeruar ne agjenden e tij, presidenti Meta i shoqeruar keshilltari kryesor Tedi Blushi, shfi i kabinetit. znj.Lema Xhema dhe Flroim Sahiti nga vizitoi edhe shkollën e vetme shqipe në këtë komunë, Shkollën Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë, nga dyeret e se ciles kishin dalur akademiku yne i njohur (100 vjecar) Idriz Ajeti, veprimtari yne i shquar ne SHBA Xhim Xhema etj..
Takimi me nxënësit dhe arsimtarët e kësaj shkolle ishte tepër i ngroht dhe vëllazëror. Presidenti shuptar Meta u prit nga drejtoresha e shkollës z.Arlinda Kadriu si nikoqire si dhe z.Florim Sahiti nenkryetar u Kuvendit me bashkëpuntor.
Drejtoresha Kadriu para të pranishmëve të shpalosi historikun e kësaj shkolle dhe më pas fjalën ja dha presidentit Meta i cili nën ndikimin e emocioneve të shumta tha se ndjehet tepër mirë në mesin e nxënësve të kësaj shkolle. Gjithashtu Meta u inpresionua kur pa një punim të Nënës Terezë në këtë shkollë. Krejt në fund presidenti Ilir Meta falënderoi drejtoreshën Arlinda Kadriu për mikëpritjen që gjatë do e mbajë në kujtesë.
Përndryshe, Shkolla Fillore “Zenel Hajdini” në Tupallë është shkolla e vetme shqipe në komunën e Medvegjës dhe nën udhëheqjen e z.Kadriu ka arritur të jetë ndër shkollat më të mira në këtë komunë. “Takimi dhe vizita e presidentin shwiptar ne shjkollen tone ishte me shume se vizite, ishte nje dhurate historike!”, ka thjen en fund drejtoresha Arlinda Kadriu për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”