Medvegjë, 27 Nentor  -Një lajm i lëshuar nga një media e njohur shqiptare në Preshevë me emrin “Presheva Jonë” se presidenti i Shqipërisë Ilir Meta gjatë vizitës së tij në pjesën shqiptare të Serbisë, kishte deklaruar se kjo e fundit duhet të marre vendimin e duhur (dihet cili eshte ai duhur për Tiranën-njohja) pavarësinë e Kosovës, ka ndezur opinionin atje ..

Të gjitha mediat serbe janë marrë me këtë lajm, derisa në fund zyrtarët e Serbisë, e kanë demantuar atë por jo edhe Tirana

 

Press Tirana: Ilir Meta foli per Kosoven dhe pamvarësinë e saj në Medvegjë duke kërkuar nga Serbia te merr vendimin e duhur!

Por sipas zyrtareve serbe, sidomos nga Trupi koordinues kjo nuk qendron qe sipas tyre “Meta nuk e paska permendur Kosvën” në Medvegjë. Ndersa sipas shtypit te Tiranës Meta ka folur për Kosovën.

“Meta nga Medvegja: Uroj që Beogradi të marrë vendimin e duhur për pavarësinë e Kosovës..” është titulli i mediave shqiptare ne Tiranë si: Panorama.al, balkanweb.com, Citynews.al, Opinion.al, Gazetadita.al, Gazetaexpress.com, 360grade.al, lajmpress.com, Mapo.al, Syri.net, Albeu.com, Standard.al, Lajm.net, Folshqip.al, OraNews etj..

 

‘Çmendet media serbe’, foli a jo Meta në Medvegjë për Kosovën dhe pamvaresine e saj. “Rapsodi” nga Tirana me cifteli ja thotë… Hajt t’lumt goja baca Metë hajt!..

Dhe nëse gjitha keto media shkruajnë (apo “genjejne” sipas Stankovic) se presidenti shqiptar Ilir Meta ka folur per Kosoven dhe Pamvaresine e saj per cka Serbia duhet te merr vendimin e duhur, ky Stankvicit apo koleget e tij ju teket e “kapen” me “Presheva jonë” se gjoja paska “dezinformuar” ?!.. duke thene se “nuk dime  se ku e ka marre “Presheva jonë” at informacion, por ne asnje rast presidenti shqiptar ne Medvegje nuk ka folur per Kosovëne dhe Metohinë, ne asnje konekst” (Stanković: Nijednog trenutka predsednik Albanije nije pominjao Kosovo i Metohiju, ni u jednom trenutku ili kontekstu..)

 

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës në Medvegjë, ka dhënë një prononcim për mediat serbe dhe ato shqiptare. Po ashtu, Presidenti i Republikës, i ka bërë thirrje autoriteteve serbe që të marrin vendimin e duhur për Kosovën, vendim ky që të jetë në interes paqes dhe stabilitetit ne rajon..

 

 


 

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE