ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS UÇPMB-së


NJOFTIM
Urime Nëntorin, muajin e lavdisë gjithë shqiptare, Urime 28 Nëntori, Festa e
Flamurit të Skënderbeut, Ismail Qemalit dhe Adem Jasharit.

Amaneti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në vazhdimsi u
trashigua një beslidhje shqiptare për ti dal zot tokës arbërore, duke u flijuar e
ushqyer me gjak të freskët flamurin kuqezi, flamurin e ngritur nga vet ai, më
28 Nëntor të vitit 1443.

Data më e veçan në gjithë epokën e historisë sonë kombëtare, datë që lidhë në
vazhdimësi përpjekjet e gjeneratave të shqiptarëve për të qenë të lirë e sovran në tokat e
tyre, po afron. Dhe kjo datë karakterizon tërë muajin Nëntor si muaj të kryengritjeve të
mëdha popullore, si muaj të veprave të mëdha të tribunëve tanë duke filluar me epokën e
Skënderbeut për të vazhduar me Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë nga Ismail
Qemali e deri në historinë tonë më të re, dalja publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe
datëlindjes së komandantit legjendar të saj Adem Jashari.

Është nderë për çdo shqiptarë e në veçanti të institucioneve tona politike, që në këtë datë
të shënuar historike të përulen para dëshmorëve të kombit, dhe të betohen duke e
obliguar vetvetën se do të jenë në krye të detyrës për të jetësuar idelain që dëshmorët na
e lanë amanet. Për të dhënë betimin para tyre, se do të jenë në mbrojtje të vlerave të
luftës dhe bartësve të sajë.

Të nderuar veteran dhe invalid, familjarë dhe ish-bashkëluftëtarë të dëshmorëve të
Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, të nderuar bashkëkombas, ju bashkudhëtar të rrugës së
gjatë, të mundimshme dhe të përgjakshme, të sakrificës e vetflijimit për liri, të nderuar
shqiptarë ku do që jetoni, në Shqipërinë etnike dhe të migruar nga ajo, Urime festa
kombëtare e 28 Nëntorit dita e flamurit.

Preshevë Kryesija e OVL-UÇPMB,së
27.Nëntor.2017 Kryetar Munir Rexhepi

SHPËRNDAJE