Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga neser (22-25 janar) do te gjendet Davos te Zvicres per te marrur pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Davos pret më shumë se 3000 pjesëmarrës për këtë edicion të ri të forumit i cili do të hapet zyrtarisht nga presidenti i Konfederatës Ueli Maurer,  njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jone” nga Zvicra

 

Davosi pa dy lideret e superfuqive. Pas Trump, as Macron e as May, nuk merrë pjesë në Forumin Boterore (WEF) në Davos të Zvicres

Ardia Arfija i ka deklaruar agjencise se lajemeve “Presheva Jone” se “presidenti Thaçi do të jetë pjesë e panelit me temën:Përshpejtimi i Zhvillimit Afatgjatë të Ballkanit Perëndimor.

Mesohet se referues tjerë, përveç Thaçit, do të jenë edhe kryeministri bullgar, Boyko Borissov, komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, kryeministri kroat, Andrej Plenkovic, kryeministri shqiptar, Edi Rama, ai i Maqedonisë, Zoran Zaev, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, kryeministri malazez, Dushko Markoviç, përfaqësuesit e OKB-së dhe Presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende.

Në Forumin Ekonomik në Davos pritet të marrin pjesë edhe kryeministri i Indisë, Narendra Modi, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, kryeministri kanadez, Justin Trudeau, ish-kryeministri i Britanisë, Tony Blair dhe presidenti i Brazilit, ai Argjentinës, e Zvicrës, si dhe dhjetëra presidentë nga Afrika dhe shefa të korporatave më të fuqishme botërore.

Në njoftim theksohet se Thaçi pritet të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos, sivjet mbledh mbi 2000 liderë nga mbarë bota por jo edhe ata te superfuqive (Amerika, Britania, Franca). Pas Trump, as Macron e as May, nuk merrë pjesë në Forumin Boterore (WEF) në Davos të Zvicres, njfotn agjencia e lajmeve “Presheva jone” nga Zvicra.

Presidenti francez, i cili kishte bërë një fjalim të gjatë në WEF në vitin 2018, tha se nuk do te merr pjese  këtë vit për shkak të krizës ne France pas protestave serike te  «gilets jaunes» (“xhaketave të verdha”). Ky qendrim i pèrediednit francez vjen menjehre pèasi homolgu i tij amneirkan DFonald Trump kishte paralajmewruar dite me pare mospjesemarrjen e tij ne Forumin Boteror Ekonomik (WEF) ne Davos të Zvicrës, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra  .

Me konkrteisht, presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi të enjten se ai nuk do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 25 janar. Msophet se paraliza e pjesshme e administratës federale dhe prblemet me  Meiksiken është baza e këtij vendimi.

“Për shkak të intransigencës së demokratëve për sigurinë kufitare dhe rëndësinë e sigurisë për vendin tonë, me respekt e anuloj udhëtimin tim shumë të rëndësishëm në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror”, tweeted Presidenti i Shteteve të Bashkuara.

As Emmanuel Macron nuk do të jetë i pranishëm në Forumin e Davosit, ku merr pjesë elita e ekonomisë botërore, por do të mbledhë më 21 janar në Versajë 150 biznesmenë francezë dhe të huaj, për një edicion të ri të samitit “Zgjidhni Francën” mbi fuqinë tërheqëse franceze, njoftoi sot Elysee.

SHPËRNDAJE