New York-UN 28 shtator -Gjate qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës  ku po merr pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, presidenti  Ilir Meta po zhvillon nje aktivtet te dendru politik dhe diplomatik nga nje ser takimesh me homolog dhe personalitete të ndryshe boterore dhe nderkombëtare.

Presidenti shqiptar Ilir Meta ne kuader te sesionit te 73-te te Asamablese se Pergjithshme te OKB-së, pati një takim në selinë e Kombeve të Bashkuara në New York me Sekretarin e Përgjithshëm te OKB, Antonio Guterres, me te cilin ka biseduar per Kosoven dhe  mbi zhvillimet në Ballkanin Perëndimor (“The Secretary-General and the President of Albania also exchanged views on developments in the Western Balkans.“) njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”  nga OKB.

Në kuadër të pjesëmarrjes në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të
Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir
Meta, u prit në një takim të veçantë nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB, zoti
António Guterres.

Avancimi i proceseve demkratike, te drejtat e njeriut, situata politike dhe ajo në fushën e sigurisë në Shqiperi ishin në fokus të ketij takimi.

Meta garantoi zotin Guterres se qeveria shqiptare është e angazhuar për paqen dhe sigurinë jo vetëm në rajonin tonë, por edhe me gjerë.

Po ashtu, presidenti shqiptar vlerësoi rolin dhe kontributin e agjencive të OKB në Shqipëri, në procesin e reformave.

Shefi i OKB-së përgëzoi Shqipninë në arritjen e objektivave dhe integrimin e vendit, avancimit të Qëndrueshëm në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim, banë te ditur agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Presidenti Meta vlerësoi edhe njëherë lidershipin e zotit Guterres në përpjekjet e
tij për të reformuar Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe për të avancuar
Agjendën 2030.

Presidenti Meta e siguroi Sekretarin e Përgjithshëm Guterres se Shqipëria i
mbetet besnike parimeve themelore të Organizatës dhe mbështet diplomacinë
parandaluese në dobi të paqes, sigurisë, zhvillimit të qendrueshëm ekonomik
dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Presidenti Meta, nënvizoi qëllimin kombëtar të Shqipërisë për t’u anëtarësuar në
BE dhe rëndësinë që i gjithë rajoni, në frymën e integrimit të tij europian, të
forcojë bashkëpunimin rajonal.

“Shqipëria, – nënvizoi Presidenti Meta, “po luan një rol të rëndësishëm konstruktiv
në rajon dhe ambicja e saj për të qenë anëtare e Këshillit të Sigurimit për vitet
2022-2023 do të jetë vazhdimësi e kontributit të saj në interes të paqes e sigurisë
rajonale e globale dhe një zë përfaqësues i rajonit tonë në këtë organizatë të
rëndësishme”.

Edhe Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e vlerësoi rolin shumë të rëndësishëm të
Shqipërisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe e siguroi Presidentin Meta për
mbështetjen e projekteve zhvillimore në Shqipëri dhe në rajon.

Simbas të njejtave burime, Meta me zyrtarët e naltë të OKB’s ka foluir edhe për Kosovën, anëtarësimin e saj në UNESCO, Interpol  dhe organizata te tjera ndërkombëtare.

SHPËRNDAJE