Pas pranimit të Kosovës në UEFA, janë hapur dyert edhe për pranimin në organizatën më të lartë botërore të futbollit, FIFA

innn_1462286897-1335304Kosova u pranua në UEFA pasi mori 28 vota, derisa 20 ishin kundër dhe dy të tjera të pavlefshme.

Pranimi i Kosovës në UEFA, i ka hapur dyert edhe për pranimin në organizatën më të lartë botërore të futbollit, FIFA. Këtë tashmë e ka konfirmuar presidenti i kësaj federate, Gianni Infantino.

“E uroj Kosovën për anëtarësimin në UEFA. Tani ajo mund t’i bashkohet edhe FIFA’s dhe do të jetë pjesë e agjendës në Kongresin që do të mbahet në Mexico City”, ka deklaruar italiani.

Kongresi i FIFA’s do të mbahet më 12 dhe 13 maj, ku bashkë me Kosovën pritet edhe pranimi i Gjibraltarit.

SHPËRNDAJE