plisat-650x358Grupi i tifozerisë Plisat nga Prishtina, tradicionalisht kanë përkrahur kombëtaren e Shqipërisë dhe kanë refuzuar ta përkrahin kombëtaren e Kosovës.

Por, a do të ndryshojë ky fakt pas pranimit të Kosovës në UEFA?
Lajmi.net ka kontaktuar me udhëheqësin e këtij grupi të tifozerisë Albert Kastrati.

“Ne jemi gëzuar për faktin se e përkrahim Prishtinën dhe Kombëtaren Shqiptare pasi Prishtina tash do të merr pjesë në UEFA”, deklaroi Kastrati për lajmi.net, transmeton shqiperiaime.al

“Ndërsa se a do ta përkrahim Kosovën -jo nuk do ta përkrahim, pasi ne e përkrahim vetëm Kosovën shqiptare. Dmth ne jemi gëzu vetëm për Prishtinën dhe tash hapen rrugët për me bashkue ligën e Shqipërisë me atë të Kosovës, bashkë të behët një ligë kombëtare. Më parë kanë thënë jo nuk u pranu Kosova e tash nuk ka arsye që të mos bëhet një ligë e përbashkët. Ne e kemi një kombëtare dhe ajo do të jetë gjithmonë si kombëtare shqiptare”, ka thënë mes tjerash Kastrati

SHPËRNDAJE