E nderuara Familje Shoshi,
Me pikëllim të madh e morëm lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit tonë në Gjermani, Nexhat Shoshi, andaj më lejoni që në emrin tim, të KE të FFK-së dhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet më të thella dhe më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.
Vdekja e tij është një humbje e madhe për familjen, por edhe për të gjithë ata që e njohën dhe kishin miqësi me të, si dhe për institucionin tonë, të cilin e mbështeti në vazhdimësi në forma të ndryshme.
Nexhati, së bashku me familjen dhe miqtë e tij, ka dhënë një kontribut të çmuar për futbollin e Kosovës, si para ashtu edhe pas anëtarësimit në UEFA e FIFA.
Ai ishte njeri i urtë, intelektual dhe me virtyte të larta humane e atdhetare dhe si të tillë do ta kujtojmë përherë.
Zoti e shpërbleftë me të gjitha të mirat në botën e përjetshme!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së