Ballina Lajme Presidenti Çeferin uron presidentin Ademi: Progresi i bërë ka vendosur themelet për...

Presidenti Çeferin uron presidentin Ademi: Progresi i bërë ka vendosur themelet për të ardhmen 

0
  • Menjëherë pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, ku presidenti Agim Ademi u rikonfirmua në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, ka arritur edhe telegram urimi i presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar presidentin Ademi për ribesimin e marrë nga delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe për punën e bërë gjatë mandatit të parë.

Më poshtë letra e plotë e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin:

I nderuar zoti President, i dashur Agim,

Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot.

Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë.

Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë.

Me respekt,
Aleksandër Çeferin

SHPËRNDAJE