Drejtori i qendres sportive ne kuader te komunes se Presheves z. Besim Nasufi e ka uruar presidentin e Federates se Futbollit te Kosoves z. Agim Ademi per mandatin e ri ne krye te futbollit kosovare.

Z. Nasufi duke e uruar z. Ademi per besimin e marre, i ka shprehur besimin e plote se futbolli shqiptare ne pergjithesi e kosovare ne vecanti do te perparoje e do te kete me shume suksese.

Ja letra e plote e z. Nasufi:

I nderuari z. Agim Ademi kryetar i federates së futbollit të Kosovës.

Më lejoni që në emërin  tim personal dhe atë të qytetarëve të Komunës së Preshevës të ju përshëndesim .
Jamë i kënaqur dhe shumë i lumtur që futbolli i Kosoves po din të vlersojë njerzit si ju ,për të çmuar dhe respektuar punën e pa lodhur që ju keni bëre në katër vitet e para të mandatit për futbollin Kosovarë.
E ju jeni ai që  keni ngritur shumë  lartë vlerat e futbollit në cilesinë e kryetarit të federatës së Kosoves .
Unë ju dëshirojë shëndet dhe punë të mbarë në mandatin e ardhëshëm katër vjeçarë në krye të federatës së Kosovës.
Dhe jamë i bindur dhe shumë i sigurt se sukseset nuk do te mungojë.
Edhe nje herë urime FF të Kosovës ,urime z.  Agim Ademi
Me respekt drejtori Besim Nasufi ,Qendra Sportive ,,Presheva,, në Preshevë
SHPËRNDAJE