Presidenti i FFK-se, z. Agim Ademi me ane te nje adresimi ne facebook i ka falemnderuar te gjithe per mbeshtetjen ne mandatin e dyte, njeherit iu ka premtuar te gjitheve se do te bashkepunoje me te gjithe pee te miren e futbollit.

Ja postimi i plote i z. Ademi:

Të nderuar miq,

Jam jashtëzakonisht i nderuar dhe i lumtur që sot më është besuar drejtimi i Federatës së Futbollit të Kosovës edhe për një mandat të ri katërvjeçar nga shumica absolute e delegatëve të Kuvendit të FFK-së.

Jam pafundësisht falënderues ndaj komunitetit të futbollit, delegatëve, Komitetit Ekzekutiv të gjithë akterëve tjerë të futbollit të cilët më kanë përkrahur dhe kanë besuar në punën time.

Një falënderim i veçantë për presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe atë të UEFA-s, Aleksandër Çeferin, për mbështetjen e tyre të parezervë ndaj projekteve të FFK-së.

Mirënjohje e respekt për presidentin Armand Duka e presidentin Muhamed Sejdini, si dhe presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi, por edhe të gjithë drejtuesit e institucioneve tona.

Ju premtoj se me përgjegjësinë dhe përkushtimin më të madh do të vazhdoj të punoj vetëm për të mirën e futbollit.

Do të jem i hapur për çdo bashkëpunim që është në dobi të futbollit dhe me shumë kujdes do të veprojmë bashkë për futbollin.

Futbolli i Kosovës është në rrugën e duhur, prandaj ne do ta shtyjmë atë përpara duke i ndihmuar klubet, futbollistët e futbollistet tona, duke u krijuar kushte dhe duke i motivuar të rinjtë që t’i bashkohen futbollit dhe të punojnë për imazhin e tyre dhe të vendit.

Ju falënderoj shumë të gjithëve dhe na priftë e mbara së bashku në rrugëtimin e ri katërvjeçar.
A.A.

#BASHKËPËRFUTBOLLIN

SHPËRNDAJE