Ballina Sport Presidenti Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

Presidenti Ademi uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë të Ramazanit

0

Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, presidenti Agim Ademi, nëpërmjet një mesazhi ka uruar komunitetin e futbollit dhe të gjithë qytetarët e besimit islam, duke iu dëshiruar agjërim të lehtë.

Urimi i plotë i presidentit Ademi:

I nderuar komunitet i futbollit dhe të gjithë ju qytetarë të besimit myslimanë!

Në prag të muajit të madhërishëm të Ramazanit, me lejoni t’ju shpreh urimet e mia më të përzemërta për këtë muaj të shenjtë, duke ju dëshiruar agjërim të lehtë, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja.

Ramazani është muaj i sakrificës, lutjes, mëshirës e mbi të gjitha i solidaritetit me të tjerët, prandaj le të shërbejë ky muaj për t’ia shtrirë dorën e ndihmës familjeve skamnore dhe të gjithë atyre që kanë nevojë, sidomos në këtë kohë të vështirë të pandemisë.

Agjërim të lehtë dhe sofra të begata për të gjitha familjet tuaja!

Me respekt,
Agim Ademi
Presidenti i FFK-së

SHPËRNDAJE