Besimtarët islam të Preshevës nga sot kanë kryetarin e tyre të ri, është z. Nexhmedin Ademi nga fshati Corroticë, maxhistër pran doktoratës por edhe një person i dashur e i rrespektuar për gjithë Preshevën e më gjërë.
Pra, këtë vit po e fillojmë muajin e shenjtë të Ramazanit me kêtë lajm fantastik, pra urime e sukeses hoxhës së nderuar. Punë të mbarë.

 

 

Ja postimi i plotë i z. Ademi.

BISMILAHI – RRAHMANI – RRAHIM
ME EMRIN E ALLAHUT TË GJITHËMËSHIRSHMIT MËSHIRPLOTIT
Përjetësisht faleminderit.
Mirënjohës për besimin, nderin.
Përgjegjësinë dhe obligimin.
Sot e pranova detyrën e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë.
Më datë 03. 04. 2021. (e shtune) u orgnizuan zgjedhjet në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë nën kujdesin e Bashkësisë Islame te Kosovës. Procedimi i zgjedhjeve konform rregullores së zgjedhjeve të BIK – ut, u vëzhgua nën prezencën e sekretarit të BIK – ut z. Ahmet Sadriu me bashkëpunëtor. Nga këto zgjedhje doli përbërja e re të Këshillit dhe kryetarit të ri me mandat të rregullt katër vjeçar.
Të dashur besimtar, xhematlinj, qytetar.
Përfitoj nga rasti që ta falënderoj pararendësin tim z. Sevdail ef. Jakupin për punën e bërë gjatë mandatit të kaluar.
Të jesh përfaqësues i komuniteit të besimtarëvë për mua është përgjegjësi, jo privilegj.
Organizimi fetar në Luginën e Preshevës është i fragmentarizuar. Gjendja ekzistuese nuk i bënë nderë asnjërit nga ne. Niveli i këtillë i organizimit nuk është i meritur për xhematin dhe xhamitë e Preshevës. Këto rrethana ushtrimin e detyrës në cilësinë e kryetarit për secilin nga ne e bëjnë edhe më të vështirë.
Para shumë sfidave e prioriteteve angazhimin tim do të mundohem ta fokusoj në:
• Avancimin dhe kultivimin e identitetit kulturor islam dhe kombëtar nën hijen e mësimeve të trashëgimisë kur’anore dhe profetike, kulturës dhe etikës islame, prezencës historike të kultivimit të islamit tradicional në trojet tona.
• Angazhimin për unifikimin e organizimit fetar në Luginë të Preshevës.
• Forcimi i autoritetit te këshillave të xhamisë dhe xhematit në përcjelljen e aktiviteteve të Këshilit së bashku me Këshillin e Bashkësisië Islame. Lidhja organike xhami, xhemat, këshill do të fuqizohet.
• Studimi i fizibilitetit, parametrave, identifikimi i problemeve brenda institucionit për të kompletuar infrastrutkturën përcjellëse të institucionit të Bashkësisë Islame: çerdhet, medreseja, vakufnamet, shërbimet ndaj xhamive, xhematit, shërbimet e varrimit etj.
• Veprimtaria kulturore, botuese, revista, botime periodike, me karakter, kulturor, inofrmativ, fetar e kombëtar.
• Forcimi i komunikimit me vëllezërtit tanë në diaspor, të cilët kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në mbështetjen e jetës kulturore, fetare e kombëtare në Luginë të Preshevës dhe më gjerë.
• Kujdesi për të mbështetur shkollën e hivizit të Kur’anit Famëlartë.
• Këshilli i Bashkësisë Islame do të mbetet instiucion apolitik, jashtë çdo synimi të animeve politike në Komunën e Preshevës. Fuqishëm do të qëndrojmë prapa çdo nisme politike që ka konsensusin e partive politike dhe vullnetit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës për avancimin e të drejtave politike, nacionale, deri te zgjidhja përfundimtare e statusit politik të shqiptarëve.
• Në përfillje të veçorive politike, etnografike, sociolinguistike, gjeografisë etnike, strukturës socialkulturore të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë do të angazhohet që veprimtarinë e vet ta profilizoj konform atenticitetit kulturor, religjioz e etnik, autoktonitetit historik dhe veprimtarisë autonome që ia diktojnë rrethanat aktuale dhe kontaktet politike e kulturore në mes nevojës për integrim institucional dhe vullnetit politik për integrime kombëtare.
• Forcimi i subjektivitetit të institucionit fetar me mebështetjen e fuqishme të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe myftiut Nim ef. Tërnava, bashkësive islame në rajon, organizimit fetar islam në diaspor dhe institucionet e asociacionet të rëndësishme fetare e kulturore në nivel të soidarizimit vëllazëror islam ndërkombëtar, Turqi e botë arabe.
Vëllezër të dashur besimtar.
Të nderuar qytetetar.
Do të mundohemi që institucionin e Këshillit ta familjarizojmë me nevojat e popullatës. Komunikm i hapur me transparencë të plotë, qasje të ndershme ndaj secilit qe e ndien veten pjesë e institucionit tonë.
Jam i bindur se nuk jam më i miri në mesin tuaj. Në detyrën time, kam nevojë për mbështetjen dhe këshillimin tuaj. Me dashamirësinë më të madhe i ofroj dorën e bashkëpunimit secilit që ka vullnet të mirë dhe mund të kontribuoj, materialisht, moralisht, profesionalisht. Obligimi, përgjegjësia, llogaridhënia është detyrim fetar, moralo etik, i imi karshi besimit tuaj. Do ta them atë që e tha ebu Bekri r. a. sapo e mori përgjegjësinë e drejtimit të muslimanëve: “Me shpresën tek Allahu më i dobëti nga ju do të jetë më i forti kur unë do të mbroj të drejtën e tij. Po ashtu më i forti nga ju, do të jetë më i dobëti kur unë do të korigjoj gabimet e tij”.
Zoti na ndihmoftë në rrugën e të drejtëve.
Bekimet e Allahut të Lartësuar qofshin mbi të gjithë ne.
Me konsiderata më të larta.
I juaji.
Nexhmedin Ademi
Preshevë.
12. 04. 2021.

SHPËRNDAJE