Gjatë ditës së sotme, pas një mbledhje të rregullt të KE të FFK-së, kjo e fundit ka shpallur procesin e ri zgjedhorë për organet udhëheqëse të këtij institucioni për katër vitet e ardhshme.

Pas këtij njoftimi nga faqja zyrtare e FFK-së, z. Ademi ka njotuar se ka takuar sot në Tiranë zyrtarë të lartë të FIFA-së dhe UEFA-së, ku ishte bashkë me ta i pranishëm në një mbledhje që kishte atje FSHF-ja.
Vlenë të theksohet se z. Ademi personat që ka takuar nga UEFA dhe FIFA, kanë qenë kryesisht personal juridik, me cka besojmë se kanë diskutuar në lidhje me procesin zgjedhorë në Kosovë, ku sipas z. Ademi në këtë drejtim ka marrë përkrahje.

Takimi me zyrtarët e FIFA-së

2 mars, 2022 – Presidenti Agim Ademi ka takuar sot në Tiranë përfaqësueset për çështje ligjore të FIFA-së, Nodar Akhalkatsi dhe Sofia Malizia. Gjatë këtij takimi u bisedua për situatën aktuale në futboll para Kongresit të FIFA-së, që mbahet në Doha prej 29 deri më 31 mars, si dhe për zgjedhjet për president në FFK. Në këtë takim presidenti Ademi mori bekimin e përfaqësuesve të FIFA-s për kandidimin e tij, teksa theksoi edhe një herë falënderimin e tij ndaj FIFA-s për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë futbollit kosovar, si dhe u shpreh i lumtur që një delegacion i FIFA-s do të jetë për monitorimin e procesit zgjedhor në FFK.

Takimi me zyrtarët e UEFA-së.

2 mars, 2022 – Presidenti Agim Ademi ka takuar sot në Tiranë, zv/drejtorin e Federatave kombëtare të UEFA-së dhe njëherësh shefin për projektet dhe organizimin e federatave, Thiery Favre dhe ekspertin për çështje ligjore dhe statutare të UEFA-së, Yan Hafner. Presidenti Ademi i njoftoi ata për situatën aktuale dhe procesin e zgjedhjeve në FFK, teksa mori pëlqimin e tyre për kohën e datës së zgjedhjeve dhe rikandidimin e tij për president të FFK-së.

SHPËRNDAJE