Related imagePreshevë, 10 shtator  -Popullata dhe Liderët e Luginës së Preshevës e kane mirëpritur zgjedhjen e Ramush Haradinajt në krye te Qeverisë. Ata njezërit kane uruar Kosoven dhe vet Haradinajn për detyrën e re në postin e Kryeministrit te Republikës së Kosovës.

Presheva uron Ramush Haradinajn për zgjedhjen si kryeministër i Kosovës

Kryetari i Krahines së Lugnës Jonuz Musliu, i cili njëherit është edhe kryetar i KKSH-së dhe Kuvendit Komunal në Bujanoc, ka uruar ne emër te Luginës së Preshevës zgjedhjen e Ramush Haradinajt, në krye te qeverise shqiptare në Kosovë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Presheva ka syte kah Haradinaj, me shprese se do te jete i vetmi kryeminister qe do te realizoje kerkesat e shqiptareve nga Lugina

“Më ka gëzuar shumë lajmi për zgjedhjen e mikut tim dhe bashkeluftetarit tone te Luginës, për kryeminister Kosove. Kam besimin e plotë se kryeministri i ri, do të angazhohet për forcimin e perspektivës evropiane, jo vetëm të bashkëkombësve tanë, por edhe të shqiptarëve jashtë shtetit amë, me shprese se do te reflektohet pozitivisht edhe ne permisimin e gjendes se shqiptareve ne Luginen e Preshevevës..”, ka deklaruar z.Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jonë”

Jam i bindur thellë se kontributi i krryeministrit Hradinaj, do të jetë edhe më i madh ndaj Luginës së Preshevës, i cili është njëri nga personalitetet e shquara politike e institucionale, që më së shumti i ka kontribuar Luginës ne forma te ndryshme dhe është lideri më i informuari për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të këtij rajoni. Haradinaj eshte nje copë e Kosoves Lindore i cili luftoi edhe ne trojet tona ne Luginë. Kur ai ishte në gjendje t’i ndihmojë Lugines ne luftë, sigurisht tash roli i tij ne paqe do të jet edhe më i madhë”, thekson në mesazhin e tij përgëzues, Jonuz Musliu, kryetar i KKSH.

Presheva ka syte kah Haradinaj, me shprese se do te jete i vetmi kryminister qe do te realizoje kerkesat e shqiptareve nga Lugina. Sipas Musliut mbetemi me shprese se kyrtmnistrit Haradinaj do te hapye zyren, perfaqesine e Luginës në Kosovë, do t ena sjlelel tekste e jo fjalë e premtime te kota sikur deri me tash ministrat e kyremnistra e mehershëm. Nga Qeveria kosovare kerkojme mbështetje financiare hiq me shume se sa qeveria e Serbise per serbet e Kosovës.”

Kryeminisrin e ri Haradinaj e kanë uruar edhe liderët e intelektualë te tjerë nga Lugina Preshevës si: Ragmi Mustafa nga PDSH, Shefqet Musliu, Shqipërim Arifi nga APN, Dr.Nagip Arfii nga PD, Dr.Skender Destani nga BDL, Xhelal Mehmeti, Kadrije Ahmedi, Ibramim Kadriu etj.. si dhe nga Medvegja Leme Xhema dhe Florim Sahiti etj.

SHPËRNDAJE