Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) i drejtuar aktualisht nga Shukri Ymeri reagon ashpër ndaj sulmit ku dje u plagosën rëndë dy rinj shqiptar në Novi Sad. Sikur z.Ymeri ashtu edhe veprimtari i njohur nga Medvegja Muharrem Salihu, kandidat potencial per kryetar i KKSH-së (nga lista e shoqerisë civili AFEDS nga Mesvegja) ka dunar kete akt barbar duke kerkuar nga autoritetet vendore te zbulojne rastin dhe te ndeshkohen agresoret, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Presheva reagon ndaj sulmit te dy shqiptareve ne Novi Sad

Perfaqesuesit shiptar nga Lugina e Presheves  kërkon nga autoritetet e Serbisë që menjëherë të bëjë identifikimin dhe kapjen sulmueseve për aktin vadanl  tyre sa barbarë dhe qyqar me vetëm e vetëm pse kishin folur në gjuhën shqipe.

“Ky është një krim tejet i rrezikshëm dhe absolutisht i papranueshëm me ç rast tregon nivelin e pranueshmërisë së shqiptarëve në këtë shoqëri si dhe nënshtrimit të një diskriminimi sistematik e perfid, përdorimit të gjuhës së urrejtjes të përditshëm e posaçërisht në media ndaj shqiptarëve vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare. Ky nuk mund të quhet ndryshe përveç shovinizëm”, thuhet në reagimin nga KKSH

Këshilli Kombëtar Shqiptar vlerëson se fryma e urrejtjes, dhunës, abuzimit dhe nacionalizmit që po ushtrohet ndaj shqiptarëve nuk përkon me vlerat demokratike dhe në këtë mënyrëkërkojmë që në raport me të, të sillen organet e rendit e ligjit e posaçërisht ato të drejtësisë.

SHPËRNDAJE