Gazeta e përditshme “Danas”, nga Vojvodina, bënë të ditur se dy të rinj shqiptarë rrihen në Novi Sad, gjatë këtij vikendi, ndërmjet të shtunës dhe të dielës, njëri prej të cilëve është plagosur rëndë dhe jeta e tij është në rrezik.
Në rrugën “Futoshkoj”, në stacionin e taksive pranë Ruletit “Gaja”, dy të rinj me kombësi shqiptare G.B. dhe Ç.M., të lindur në vitin 1999, sulmohen “nga katër persona të panjohur deri tani, pa asnjë arsye, vetëm pse bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe”, thuhet në kumtesën e Amzës Shqiptare nga Novi Sad, të nënshkruar nga kryetari i saj Demo Berisha.
Shqiptari me inicialet Ç.M, ka lëndime të rënda: ka të thyer kockat e kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai, është duke u operuar në Qendrën Klinike të Vojvodinës dhe jeta e tij është në rrezik.
I riu tjetër me inicialet G.M. gjithashtu, ka plagë të rënda, por jeta e tij nuk është në rrezik, thuhet në deklaratën e Amzës Shqiptare nga Novi Sadi./ Sevdail Hyseni