Gjenevë, 8 tetor -Jo vetem kosovaret jane bere pjese e administrates ne departamentet e konfederates zvicerane, por edhe zviceranet jane bere pjese e administartes dhe qeverise se Kosovës. Dite me pare gazetari i agjencise së  lajmeve “Presheva jonë” ne Gjenevë kishte shkruar ne gazetat zvicerane  se ne krye te shtetit me te ri ne Evropë, te Kosoves gjenden tre “zviceran” (Le Kosovo fête 10 ans d’indépendance. Trois «Suisses» sont à sa tête) duke aluduar ne Hashim Thacin kryetar, Ramush Haradinaj, kryeminister dhe Bexhet Pacollin Minister i jashtem qe te tre ishin rritur dhe kishin hanger buke ne Zvicer.

Por, diteve te fundit pjese e qeverise se Kosoves ka nisur te jene edhe zvicerane “purre” helevetik. Ne kete rast, fjala eshte per Pierre Kohler, ish-kryetar i Komunës së Delemontit së Kantonit Jura në Zvicër eshte emëruar këshilltar ne qeverine e Kosovës, rrespetkvisht në ministrine e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor qe drejtohet nga Fatmir Matoshi, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra.

Ai ishte zgjedhur në krye të Departamentit të Mjedisit dhe Pajisjeve nga 1993 deri në 2002, njëherësh kryetar i Qeverisë në 1995 dhe 2000. Kohler ishte pjesë e Këshillit Kombëtar në Parlamentin zviceran, si dhe kryetar Bashkie në Delémont, nga 1 janari 2009 deri më 21 mars 2015.

Si ministër i Mjedisit, ai urdhëroi sanimin e deponisë së mbeturinave më rrezikshmëri speciale në Bonfol, sanim i cili kushtonte gjysmë miliardë franga zvicerane. Pierre Kohler pas largimit nga politika në vitin 2015, filloi të merrej me artin bashkëkohor dhe krijoi një muze unik të artit optik në Evropë

SHPËRNDAJE