L’image contient peut-être : 1 personneShkruan Halil SELIMI

    Mos të guxojë askush të tallet publikisht as fshehtas me të drejtën historike, kombtare dhe politike të një krahine dhe të një popullate të tërë, etnikisht e territorialisht pjesë integrale e Kosovës, padrejtësisht e shkëputur nga tërësia teritoriale gjithëshqiptare!

 

Presheva kërkon trajtim serioz dhe zgjidhje politike të mirëfilltë!  Vetëm rikthimi në Kosovës është zgjidhje!

Nuk i lejohet askuj që të vazhdojë ta përdorë Luginën e Preshevës si strehim apo mashtim politik, e cila, pikërsisht si pasojë e mashtrimeve të vazhdueshme historike për kusuritje edhe ka mbetur deri sot nën Serbi!


Lugina e Preshevës (Kosova Lindore) ka mbajtur një referendum gjithëpopullor më 1-2 mars 1992, ku shprehet qartë vullneti politik për Autonomi politiko-territoriale, me të drejtë bashkimi me Kosovën. 


Kush është rizgjuar kombtarisht dhe politikisht, le të mbështesin vetëm këtë vendim plebishitar të kësaj popullate liridashëse, pa spekulime politike apo interesa individuale, kushdo dhe kudo qofshin ata!Aucun texte alternatif disponible.

SHPËRNDAJE