Shkruan: Ylber ALIU

Shqiptarët iu përgjigjën apelit që statusin dhe çështjen e tyre ta debatojnë e jotë dialogojnë në Zyrat e OSBE-së në Bujanoc. Ata në vend që të kërkojnë garanci nga faktori ndërkombëtar e ky ka munguar që nga viti 2001 e këtej ata kërkojnë garancitë nga Qeveria sërbe për të drejtat e tyre dhe statusin e tyre me kërkesat “3 herë të rikonfirmuara dhe 4 herë të konfirmuara më parë të rikonfirmauara e tani të gatëshëme për riprezantim” edhe një herë Qeverisë sërbe në Zyrën e përfaqësis së OSBE-së në komunën e Bujanocit?, ka shkruar solt ne agejncin e lajmeve “Presheva Jonë”  Ylber Aliu, ananalisti i njohur nga Lugina per ceshtje juridike dhe zhvillimet ne ballkan    

 

Në dekadën e nëntë të shekullit XX-të, një TV stacion në hapsirat e Federatës jugosllave i quajtur “YUTEL”me seli në Sarajevë ishte vënë në shërbim të ruajtjes së vlerave të socializmit dhe vllazërim-bashkimit si sinonim i bashkëjetesës në ish Jugosllavi. I nderuari z. Miliq duke e bërë një elaborim në retrospektivë për defektet e rregullimit federativë dhe sinjalet nga populli për funksionim jo parimor të federates së asaj kohe kishte hedhur në dritë problemet të cilat e zbehnin idilën e jetës në federatë.

Rrëfimin e kishte filluar me sinjalet e dërguara nga populli me demonstratat e studentëve në Beograd e Prishtinë gjatë vitit 1968, lëvizjen e MASPOKUT të vitit 1971 në Kroaci dhe disa devijime që kishin ndodhur në rrugëtimin dhe jetën e vëllazërim-bashkimit të asaj kohe.

Ky kishte arësyetuar masat e ndërrmarra ndaj akëtorëve dhe inicuesëve të këtyre ngjarjeve nga ana e shtetit por nuk ishte pajtuar dhe i kishte gjykuar masat represive dhe brutalitetin ndaj shqipëtarëve nga organet federative të ish Jugosllavisë me arsyetim se “shqiptarët nuk duhej ndëshkuar nga se këta kënaqen me pak”,dhe se nuk është dashur të atakohej statusi i autonomisë së tyre nga se vetë shqipëtarët do të aplikonin masa shumë më radikale ,më represive dhe më brutale për ta ruajtur ate dhe atë nivel të autonomisë që e kishin në bashkësin jugosllave..

Se ky vlerësim mund edhe të jetë i saktë dhe i vërtetë ,kemi momentin e vetëknaqësisë së
shqipëtarëve tani me rifillimin e bisedimeve shqipëtaro-sërbe pa Platformë dhe pa konsenzus në Zyrën e OSBE-së në Bujanoc duke u trajtuar çështja e tyre si tërësishtë çështje e mbrendëshme e Sërbisë.

Deri sa sërbët për statusin e tyre të ardhëshëm në Republikën e Kosovës,e sollën para ngërçit diplomacinë europiane deri në shtyerje e bile edhe duke e rrezikuar Dialogun, Prishtinë-Sërbi ,për krijimin e Bashkësisë së komunave sërbe në tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe detyrimishtë pranimin e ingerencave institucionale të kësaj bashkësie në lëmin e sigurisë, gjyqësisë, arsimit,informimit , shëndetësis dhe ruejtjen e kontinuitetit shtetërorë dhe territorial sërbë , duke kërkuar garancitë nga faktori ndërkombëtar dhe shteti sërbë, dhe arrijtën që problemin e tyre ta avancojnë si problem ndërkombëtar i cili do një zgjidhje nga se paraqet një realitet të ri në raport me Republikën e Kosovës.

Shqiptarët iu përgjigjën apelit që statusin dhe çështjen e tyre ta debatojnë e jotë dialogojnë në Zyrat e OSBE-së në Bujanoc. Ata në vend që të kërkojnë garanci nga faktori ndërkombëtar e ky ka munguar që nga viti 2001 e këtej ata kërkojnë garancitë nga Qeveria sërbe për të drejtat e tyre dhe statusin e tyre me kërkesat “3 herë të rikonfirmuara dhe 4 herë të konfirmuara më parë të rikonfirmauara e tani të gatëshëme për riprezantim” edhe një herë Qeverisë sërbe në Zyrën e përfaqësis së OSBE-së në komunën e Bujanocit?

Deri sa sërbët përpiqen ta institucionalizojnë jetën e tyre në institucionet e kërkuara jashtë
kornizës institucionale kosovare e bashkë me te edhe avancimin e statusit të tyre dhe garancitë për jetën e tyre, shqiptarët prapa shpinës së Kuvendit të tre Kuvendeve dhe pa institucionalizim të këtij organi unik shqiptarë të Luginës i cili nga themelimi nuk është institucionalizuar, nuk është konstituar nga se nuk janë zgjedhur organet përfaqësuese dhe udhëheqëse të këtij Kuvendi. Kuvendi nga themelimi nuk ka të zgjedhur Kryetarin si dhe nuk është nxjerrë ende Rregullore e punës për funkcionimin e tij dhe caktimin e fushëveprimtarisë së tij.

Një organ reprezentativ pa Rregullore pune dhe pa Kryetar dihet se në çka mund të përngjajë. Për ate edhe kemi dukuritë kur bisedimet mund edhe të rifillojnë dhe të hyhet në bisedime me personin nga pala sërbe i cili është i padëshërueshëm për shqiptarët dhe përfaqësues i pa pranueshëm për palën shqipëtare.E kaluara e tij dhe angazhimi i tij në ekspertizat e shkaqeve të vdekjes së ushtarëve shqipëtar në Ushtrin Jugosllave dihet se çfarë kualifikime kishin.

Këtu tani kemi dezorientim në hapsirë edhe në kohë nga se vendi dhe garancitë duhet të
kërkohen atje edhe ku është vendi , ku është qendra e civilizimeve.Atje edhe ku të drejtat kolektive dhe individuale janë të institucionalizuara ,të sankcionura dhe të mbrojtura me Konventa për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Është ky skenar i politikës pa kokë fare apo me kokë te poshtë,ashtu si që e kemi zakonë ta bëjmë ate, ku mbyllen sytë përpara situatës tejet katastrofale , ku shqiptarët nëse nuk ndryshojn trendet politike shumë shpejtë në Luginë do të jenë përfaqësues me pakicë apo shumë të rrallë në këto troje ashtu si që edhe e kemi tani shembullin me shqipëtarët e Medvegjës.

Shemës së minusave për statusin e shqipëtarëve në Luginë më duhet t ia shtojë edhe minusin e vendit për zhvillimin e bisedimeve nga se vendi në tryezat e Diplomacisë europiane për statusin tonë është konsumuar me PLANIN E QOVIQIT, pasojat e të cilat tani po i dëmtojnë interesat jetike të shqiptarëve si në sferën e politkëbërjes poashtu edhe në sferën e situatës ekstreme varfanjake të shqipëtarëve të këtushëm.

Ka Lugina kapacitete të përtrirjes së përfaqësuesëve për dialogim apo nuk ka?

Deri sa prifti sërb në spitalin për akusheri-gjinekologji të Nishit priste lindjen e djaloshit për përtrirjen e Konstantinit , ne, nuk e kam iden se ku dhe kur mund të presim lindjen e një KONSTANTINE- /Treni/ i cili do udhëtojë me shqipëtarët e Luginës në të ardhëmen, për ardhëmërin e tyre..

SHPËRNDAJE