Gjenevë, 3 Gusht

Si gjithë shqiptarët në kohrat e vështira, edhe Kamer Idrizi mori rrugën e mërgimit për një jetë më të mirë, ku si destinacion zgjodhi qytetin e Gjenevës në Zvicërr nga ku filloi së pari të punonte si shërbys apo kamarier në një restoran, ku nuk shkoi gjatë dhe hapi biznesin e tij në fushën e turizmit duke u bërë promotori kryesor i turizmit jo vetëm në Shqipëri por edhe në Mal të Zi e Kroaci.

Për 20 vite me fanatizëm mbajti frontin në sferën e turizmit ku jo vetëm se u organizontë të tjerëve pushime, por udhëtonte edhe vetë, sot z. Idrizi na tha se ka pak vende të botës të cilat nuk i ka vizituar kurr dhe vazhdon të vizitoje, sepse sipas tij asnjë rrugë nuk është gabim, cdo rrugë të mëson dicka të re, e si rezultat i kësaj, z. Idrizi tha se pas gjithë atyre viteve në turizëm i erdhi koha që të ndrroja biznes duke u rikthyer në origjinë, pra në fushën e gastronomisë duke hapur së pari një restoran në ONEX të Gjenevës, restoranin “Cité Fleurie” në vitin 2008, e pastaj edhe restoranin “La Cité des Vents” , një restoran i madh dhe i kompletuar si në aspektin funksional me hapsirë të mjaftueshme, me zyre të veqanta, me sallë konferencash, si dhe të bashkangjitur një furrë buke ku mund të shërbehen klientet, banorë të lagjes së re në periferi të Gjenevës.


Përveq aspektit biznesor, z. Idrizi njihet edhe për humanizmin dhe patriotizmin e tij pasi që përveq vendlindjes kur ka qenë nevoja, ai ka ndihmuar edhe shume familje, studentë, por edhe incitiva tjera të ndryshme humanitare apo vetdijsuese, për vite me rradhë dhe vazhdon ta bejë edhe sot.
Në zyrën e tij, në vendin e tij të punës mund të gjejmë tituj gazetash, botime të ndryshme, mirenjohje e medalje të ndryshme të cilat iu janë ndarë ndërë vite Kamer Idrizit si për profesionalizmin në punë ashtu edhe për gatishmërin e tij që të solidarizohet me grupe të ndryshme shoqërore kur iu është kërkuar.

SHPËRNDAJE