Preshevë, 11 shkurt -“Forca serbe zbarkojnë në brezin kufitar me Kosovën” ishte ky titulli i njoftimit te agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” publikuar para 3-4 javësh (E diel, 15 janar 2017) shkrim ky i cili ishte me shume se njoftim , alarm për komunitetin nderkombëtar, sepse ne mesin e qytetarëve kishte hyre panika, ndersa tek fëmijet ne shkolla frika.
“Burime të agjencisë se lajmeve “Presheva Jonë” në terren kanë mësuar se kufiri Serbi-Kosovë prej 117 km nga karadaku i Preshevës (Mucibabë) deri ne Medvegjë (Mutivode) pothuajse është blinduar nga forca të mëdha serbe. ..” kishin raportuar nga terreni gazetaret e agjencise se lajmeve “Presheva jonë” para ca ditesh kur ishin shtuar provikimet serbe me trenin dhe murin ku u degjuan edhe kercenime për lufte nga presidenti aktual serb Tomislav Nikolic.
Pas ketij lajmi duket se komuniteti nderkombëtar ka kuptuar nevojën qe qytetaret e Lugines se Presheves te ndjehen te sigurt. Keshtu forca te KFOR-it (NATO) jane angazhuar te monitorojne bashkarisht me anëtarët e Ushtrisë së Serbisë ne brezin kufitar mes Serbise dhe Kosovës si dhe sigurimin e zonës së sigurisë në mënyrë që të mbajë një ambient të qetë dhe të qëndrueshem për të gjithë qytetarët e Serbisë.
Lidhur me këtë mision paqeruajtes ne rajon e ka konfirmuar edhe Minisitri serbe i Mbrotjes . Bashkëpunimi në mes të Ushtrisë së Serbisë dhe KFOR-it është nga viti 2001, që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për procedurat operative të përkohshme për bashkëpunim dhe koordinim në të dy anët e vijës administrative me Kosovën, thuhet ne nje njoftim
Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” meson se ky bashkëpunim përfshin te mbajnë takime në komandën, koordinimin dhe nivelin lokal, si dhe mbajtjen e patrullave të përbashkëta, të njëkohshme përgjatë vijës administrative.