Beogradi, pas kodit te telefonisë, së shpejti tme aeroplan mbi Kosovë. per kete Qeveria e Serbisë ka themeluar grupin punues për normalizimin e komunikacionit ajror në Ballkan, shkruan gazeta zvcerane “Le Matin” në botimin e sotem (“Les autorités serbes vont travailler sur la normalisation du transport aérien entre Belgrade et Pristina, malgré les tensions.”), transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” nga Zvicra
Gazeta ne fjale shkruan se, autoritetet serbe janë të gatshme për të vazhduar diskutimet mbi çështje të rëndësishme, duke mbetur i lidhur me mbrojtjen e interesave serbe en rajon, ku pa kodit te telefonise tash Serbia pretendon te flutoroj me aeroplanet e saj edhe mbi Kosovë. Ky grup punues do të duhej të gjejë mënyrë edhe për rivendosjen e linjës ajrore komerciale Beograd-Prishtinë, e cila nuk ekziston që nga koha e luftës, 18 vjet.
Sipas kësaj gazete, këtë grup punues do të përbëjnë 15 përfaqësues “të institucioneve relevante serbe”, kurse në krye të këtij trupi do të jetë ministri i Mbrojtjes, Zoran Gjorgjeviq. Gazeta shkruan se fluturimi Beograd-Prishtinë është arritur si marrëveshje në Bruksel.
Por, agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka mesuar nga disa burime te saj se Serbia nuk rrin rehat. proviokimi i radhes së Beogradit ne Kosovë mund të jete ai me fultirimin e pare te aeroplanit serb në qiellin e Kosoves mbi Prishtine me mbshkimin “Kosovo je Serbija”?!
Dhe sipas ketyre burimeve “kosovaret nese paten sukses ta ndalnin tenin, aeroplonin nuk do te mund, sepse nuk kane se si, meqe Kosova pas sa vitesh clirim nuk ka aeroplanë e as helikopter e mos te flasim ata luftarak për t’ju pergjigjet provokimeve sikur piloti nga Presheva ne Turqi qe hodhi në ajer aeroplanin rus..”
Sidoqdftë, në tekst thuhet se edhe rreth kësaj çështje do të bisedohet në Bruksel me Kosovën, pasi që duhet të zgjidhet çështje e hapjes së hapësirës ajrore për komunikacionin civil mbi Kosovë, i cili për Serbinë momentalisht është i mbyllur, si dhe çështja e vendosjes sërish të radarit në Kopaonik për qëllime ushtarake dhe civile i cili është hequr në vitin 1999.