Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi ne Bruksle dhe idnee për “shkembimin”  e territoreve lansuar nga Thaci-Vucic gazeta amerikane  Financial Times se fundit ka publikuar nje leter në emër të presidentit kosovar Hashim Thaçi.

Presidenti ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të dakordojnë kufirin por as dje, as sot nuk e ka përmendur synimin për marrjen e Luginës së Preshevës siç thotë kur është në Kosovë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Në këtë shkrim të botuar në emër të tij, flitet për përpjekjet që Thaçi ka bërë në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ndryshimin e kufijve, por nuk është thënë asgjë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, thuhet në këtë shkrim të publikuar në Financial Times, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Per cudi Hashim Thaçi sa here shkruan ne mediat e huaja, apo ne konferenca nderkombetare asnje fjalë nuk e thote për Luginën e Preshevës?! Ndersa Vucic qet flake pe rgoje për serbet e Kosovës, sidomos ata ne Veri.

Edhe të diskutimi e fundit ne KS te OKB-së  Hashim Thaci i cli asnje fjlaë nuk e tha për  Luginën e Preshevës i cili ditëve të fundit në Prishtinë ju kishte bërë ky refren si kafja e regjësit i cili s’mund ta fillonte ditën pa të, shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”, në komentin e saj redaksional

Sipas Thaçit pa arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet dy shteteve, do të jetë i pamundur integrimi në Bashkimin Evropian.

“Deri sa Kosova dhe Serbia të zgjidhin dallimet e tyre, ne nuk do të jemi në gjendje t’i bashkohemi BE-së. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për mua që të arrijmë një traktat ligjor të detyrueshëm të paqes me Serbinë. Njerëzit e Kosovës do të kenë një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë si pjesë e familjes së madhe euroatlantike.”, thuhet tutje në shkrim.

Sipas Thaçit në rast të mos arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, vakumi që do të mbetet mund të shfrytëzohet nga shtetet tjera.

Në këtë editorial është përmendur edhe çështja e ndryshimit të kufijve ndërmjet Kosovë dhe Serbisë.

Teksa mundohet ta arsyetojë këtë ide, Thaçi thotë se ndryshimi i kufijve nuk do të krijojë precedent, dhe se është e lejueshme që shtetet sovrane të caktojnë kufijtë ndërmjet vete.

SHPËRNDAJE