protttNjë pjesë e protestuesve, të cilët janë mbledhur për të kundërshtuar demarkacionin me Malin e Zi, janë zhvendosur prapa ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, konkretisht afër Komunës së Prishtinës.

Ndërsa, ekipet e KosovaPress-it në terren bëjnë të ditur se po vazhdon të rritet numri i protestuesve.

Ndërsa, është raportuar se tashmë kanë arritur disa autobusë me qytetarë nga komuna të ndryshme të Kosovës.

Protestuesit iu ofrohen rrethojave të Kuvendit

Protestuesit po iu ofrohen rrethojave të Kuvendit të Kosovës, të cilat po mbrohen nga Policisë e Kosovës.

Ata po brohorasin “toka është e jona, jo e Qeverisë”. E në njërën nga pankartat shkruan ” edhe njëherë t’jav përkujtojmë disa kriminelëve dhe atdhetarëve se Kosova nuk ka tokë me fal”.

Protestuesve iu janë bashkuar edhe disa nga drejtuesit e Vetëvendosjes. Ndërsa, numri i protestuesëve po rriten.

Protestuesit fillojnë të mblidhen në shesh

Protestuesit tanimë kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbe”. Ata po mbajnë në duar flamuj dhe pankarta të ndryshme.

Aty po qëndron edhe një numër i madh i mediave, të cilët nuk po lejohen të hynë në objektin e Kuvendit të Kosovës deri në ora 11:00.

SHPËRNDAJE