èpollklkkPjesëtarët e Policisë së Kosovës, tanimë kanë dal në sheshin “Skënderbe”, duke rrethuar ndërtesën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, një grup i madh i pjesëtarëve të njësisë speciale të Kosovës, është vendosur në ndërtesën e Ministrisë së Infrastrukturës.

E derisa mbesin edhe 30 minuta deri në fillimin e protestës, në këtë pjesë të sheshin nuk ka lëvizje të mëdha të qytetarëve dhe as të protestueseve.

Po në këtë shesh, policia ka shoqëruar gazetarin Dibran Istrefin, për të cilin thuhet se kërkohet nga prokuroria për t’u marrë në pyetje.

Shtohen forcat e Policisë në Prishtinë, ndalohet lëvizja e qytetarëve e mbyllen lokalet rreth Kuvendit

Policia ka filluar bllokimin e rrugëve dytësore, të cilat dërgojnë në sheshet e kryeqytetit.

Ekipet në terren bëjnë të ditur se është bllokuar për qarkullim të veturave rruga “Rexhep Luci”, ndërsa qytetarët ende po lejohen të lëvizin në atë pjesë.

Në këtë rrugë, përveç pjesëtarëve të Njësisë Speciale, janë vendosur edhe dy automjete të rënda

SHPËRNDAJE