Christoph Blocher, nje politikani i njohur, ish-keshilltar federal me bisede me Nefail Maliqin, gazetarin e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne Zvicer 

 

Simboli i shqipnjes tashme eshte bëre teme debati edhe ne aren nderkombetare “fale” mediat serbe qe sensiblizuan kete qeshtje.  Christoph Blocher, nje politikani i njohur, ish-keshilltar federal gjithashtu ju eshte nderlidhur  debatit për shqiponjën dykrenare. Ai edhe pse i mbron ftuboillisatet e ekipit zvceran, sipas tij, medgjtha aa nuk janë zviceranë të vërtetë, citon agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Keshut, në emisonin e fundit të “Teleblocher” (DRS) politikani i njohur zvceran ka mbrojtur futbollistet e NATI-t. Sipa s Blocher  “serbët në skenë nuk silleshin në mënyrë miqësore. Ata vazhdimisht hapnin gojën dhe mbanin jashtë guhën e tyre”

Lideri, poltikani  me i popullarizur në Zvicër  z.Christoph Blocher (UDC/SVP) i partise qe drejton sot qeverine e Konfederates zvicerane flet ekskluzivish dhe per here te pare,  ka folur per shqiptaret për nje medium shqiptarë,  agjencine e lajmeve “Presheva Jone” ne Zvicer. Në ketë interviste me z.Blocher flet per (mos) integimine  shiptareveve ne token helvetike.

Blocher gazetarit të “Presheva Jonë” : Nuk është ndershme të futen gjithë në nje thes kriminelët me njerzit e mirë, punëtorë dhe të ndershëm

Presheva Jonë: Gjatë fushtave ne Zvicer, here pas here shofim e degjojme fjalime apo afishe kunder shqiptareve. Si i komentoni ato z.Blocher ?

CHRISTOPH BLOCHER:  Jo, jo unë nuk jam kundër kosovarëve, por kundër kriminelëve! Nuk duhet përzier me kriminelët njerëzit  e ndershëm, njerizit e vyeshëm dhe punëtorët.  Ne duhet të bëjmë diçka kundër kriminelëve të huaj. Sepse në Zvicër, kemi  probleme edhe me kriminelët serbë, turq, rumune, nuk janë ata vetëm nga Kosova … Siç e dini, se fundit në Zvicër ne kemi numëruar 24.000 kriminelë, në mesin e tyre ka pasur 16.000 mijë kriminlë kanë qenë nga radhët e të të huajve, gjysma e të cilëve janë të ilegalisht, “sans papier”  në vendin tonë . Kjo është një gjë shumë e tmerrshme. Dhe me siguri në vendin tuaj, në Kosovë, si në Serbi apo Rumani, një gjë të tillë nuk do ta tolerohet, apo jo ?! Të gjitha këta kriminelë nuk janë të mira jo vetëm për imazhin e Zvicër por edhe të  Kosovë dhe vendeve tjera të origjinës. Kjo është arsyeja pse ne duhet të luftojmë së bashku. Një hap i mirë në bashkëpunimin ndërmjet Zvicrës dhe Kosovës është marrëveshja e fundit midis Bern dhe Prishtinës për transferimin e delikuentëve, ku autorët e kriminalitetit tassh e tutje mund të vuajnë dënimet  të Kosovë, në vendin e tyre.

Blocher: Unë nes ejam mkunde rkrimineleve, nuk don te thote se jam kundër shqiptarëve që jetojnë në vendin tonë, perkundarzi une kam rrespekt dhe vlersoj ata.

Presheva Jonë : Siq e dini në Zvicër jetojnë dhe veprojnë rmbi 200 mijë shqiptarë, kryesisht nga Kosova. Vërtetë z.Blocher, cfarë mund të na thoni për kosovarët, shiptarët në përrgjithësi në Zvicër, cfarë imazhi sipas jush, kanë ata sot në vendin tuaj ?

CHRISTOPH BLOCHER: Pavarësisht nga këto postera të bëra nga rastësia, siç kam përmenur më lartë,  mua personalisht, partinë time CDU, nuk kemi asgjë të veçantë kundër shqiptarëve të Kosovës e as kundër dikujt tjetër. Ju e dini, në vendin tonë, ka zvicerane dhe të huajt. Midis tyre, nuk janë të gjithë qytetarë të mirë, punëtorë dhe njerëz të ndershëm, por fatkeqësisht kermi edhe kriminelë. Dhe ne jemi të vendosur  të luftojmë kundër tyre.  Në këtë drejtim edhe institucionet dhe asociacionet e Kosovës e vendosur në Zvicër mund të na ndihmojnë. Për një integrim të mirfiolltë nuk mjaftojnë vetëm mitingje politike. Kjo është arsyeja pse institucionet e Kosovës dhe shoqatat në Zvicër duhet të angazhohen në debate të hapura dhe për të këshilluar të rinjtë që të qëndrojnë  sa më larg krimit të organizuar. Kosovarët, menjëherë pas italianëve,  në vendin tonë sot janë një komunitet i rëndësishëm dhe më i madh të cilët  kanë një imazh të mirë. Kosovarët në vendin tonë janë punëtorë, njerëz të ndershëm, të vyeshëm, futbollsitë të mirë ! Por ne, nëse kritikojmë disa kriminelë të Kosovës, kjo nuk don të thotë se ne unë apo partia ime UDC /SVP është kundër kosovarëve. Përndryshe, sikur të ishte kështu, unë nuk do të kisha në firmat e mia dhjetra punëtorë nga Kosova dhe as nuk do të kisha miq kosovarë.

SHPËRNDAJE